• A janë thjerrëzat multifokale zgjidhje edhe për pacientët që kanë katarakt?

Po, kuptohet. Gabimi refraktiv i syrit mund të ekzistojë edhe para paraqitjes së kataraktit. Pa dallim a bëhet fjalë për shkurtpamësi, largpamësi ose për astigmatizëm, pas operimi të kataraktit, syrin e sjellim në të ashtuquajturën pozitë zero. Atëherë refrakcioni zgjidhet me vendosjen e thjerrëzave multifokale, me të cilat do ta fitojmë shikimin optimal për të tri distancat.

  • Cila është mosha më e hershme e pacientit për thjerrëza multifokale?

Të gjithë pacientët pas vitit dyzet mund të jenë kandidatë idealë. Mes viteve 40 dhe 45 të jetës, hyhet në periudhën e presbiopisë ose dioptrisë së plakjes. Atëherë paraqitet problem gjatë leximit ose punës nga afër, nevojitet më shumë dritë dhe ndjehet lodhje ose dhimbje koke. Thjerrëza natyrore e syrit e humb elasticitetin e saj dhe më vështirë i fokuson objektet që janë në afërsi. Pacienti, nëse ka mbajtur syze për larg, tani fiton edhe një palë, për afër. Nëse punon në kompjuter dhe gjendet në largësi mesatare, do t’i nevojiten edhe pala e tretë e syzeve (ato për afër janë të forta, ndërsa ato për larg janë të dobëta).
Atëherë thjerrëzat multifokale janë zgjidhje ideale, sepse mund të zëvendësojnë tri palë syze.