
Visar Poliku është 30 vjeç dhe jeton e punon në Mynih. Për shkak të problemit me shikimin, Visari kërkoi një zgjidhje në klinikën tonë dhe nga kontrolli u konstatua se ai ishte një kandidat për implantimin e thjerrëzave fakike.
Thjerrëzat fakike rekomandohen për personat mbi 18 vjeç që kanë dioptri të lartë dhe/ose korne të hollë, si dhe për personat që për shkak të kritereve të tjera nuk janë kandidatë për korrigjim të dioptrisë me laser.
“Unë kam mbajtur syze që kur isha 20 vjeç dhe mund të them se nuk i kam dashur. Më pengonin gjatë notit, stërvitjeve si dhe kur dilja me miqtë e mi, disi nuk më përshtateshin, merrem edhe me modelizëm që më bëri një problem shtesë. Unë tentova të mbaj thjerrëza kontakti, por syri nuk i pranonte ato. Me rekomandim erdha te “Sistina Oftalmologjia” te Dr. Biljana Kostovska. Dioptria ime nuk ishte e qëndrueshme dhe atyre iu desh të më ndiqnin për ca kohë. Gjendja ime kërkonte implantim (ICL) të thjerrëzave fakike si metodë e korrigjimit të dioptrisë. Isha i guximshëm dhe këmbëngulës, vija për kontrolle në Maqedoni dhe përfundimisht vitin e kaluar ishte koha për ta bërë operacionin. Shumë njerëz më demotivonin dhe ishin pesimistë, por unë rrezikova dhe ia vlejti. Mbështetja morale që mora nga ekipi i Sistina Oftalmologjisë dhe familja ime ishte veçanërisht e rëndësishme për mua. Operacioni përfundoi shpejtë dhe kur u zgjova pashë një botë tjetër, shihja gjithçka përreth dhe u gëzova pa masë. Kjo është një përvojë e mahnitshme për mua, ishte absolutisht pa dhimbje dhe funksionon shumë mirë.
“Si do ta përshkruaja spitalin? Ekip profesional, atmosferë e këndshme, i mirëpritur pozitivisht, i motivuar dhe i mbështetur moralisht nga të gjithë. Jam shumë i lumtur që takova pothuajse tërë ekipin dhe që çdo ardhje në kontrolle është kënaqësi për mua, një FALEMINDERIT të madh për këtë ekip të shkëlqyeshëm” – Visar Poliku.