Slagjana Petreska, 25 vjeç, bëri korrigjimin e dioptrisë me laser në Sistina Oftalmologjinë . Si student dhe i varur nga libri, më së shumti dioptria më pengonte gjatë mësimit, si dhe gjatë leximit të librave.

“Dioptria më së shumti më pengoi gjatë leximit në largësi, ndjeva presion dhe dhimbje në zonën e syrit dhe kisha dhimbje të shpeshta koke. Më parë kisha dëgjuar për korrigjimin e dioptrisë me laser dhe  Sistina Oftalmologjinë. Shqyrtova edhe alternativa të tjera që ofronin korrigjimin e dioptrisë me laser, por për Sistina Oftalmologjinë vendosa për shkak të rekomandimeve të shumta të mira dhe pacientëve të kënaqur. Siç e përmenda më sipër, dhembjet e kokës ishin problemi më i madh dhe arsyeja pse vendosa të bëja ndërhyrjen. Në ditën e ndërhyrjes, nuk ndjeva frikë në asnjë moment, sepse besova dhe e dija se isha në duart e sigurta të Dr. Fanka dhe të gjithë ekipit të specializuar të Sistina Oftalmologjisë. Faleminderim i e madh për ta. Pas korrigjimit të dioptrisë me laser, qysh të nesërmen mund ta shihja përsëri si më parë.”

Slagjana ishte e kënaqur të na tregonte për përvojën e saj në spital. E kënaqur me shikimin pa dioptri, ajo tregoi:

“Ndjesia pas korrigjimit të dioptrisë me laser ishte e papërshkrueshme M’u zhdukën plotësisht dhimbjet e kokës dhe më vinte pak çudi, derisa u mësova me një shikim pa dioptri, pa ndihmë për sytë dhe pa dhimbje koke. Jam shumë e gëzuar që mund të shoh qartë përsëri. Korrigjimi i dioptrisë me laser si dhe kontrollet u bënë gjatë pandemisë, por megjithatë u ndjeva e sigurt dhe e mbrojtur në çdo mënyrë, pasi Sistina Oftalmologjia si spital respekton dhe i përmbahet  të gjitha protokolleve dhe masave për mbrojtjen kundër covid-19. Ju rekomandoj të gjithë atyre që kanë ndonjë problem me sytë dhe që duan të zgjidhin dhe në kushtet e  pandemisë të vijnë në Sistina Oftalmologji, sepse respektojnë të gjitha masat mbrojtëse dhe janë sa më të përkushtuar ndaj çdo pacienti. Vetëm fjalë lavdëruese, jam shumë e kënaqur me të gjithë organizimin dhe ekipin.”