
„Është një ndjenjë e mrekullueshme të shohësh botën përsëri në një fotografi kristal të qartë – pa shikim të paqartë, pa mbajtur syze ose thjerrëza kontakti. Unë jam mirënjohëse për ekipin e Oftalmologjisë Sistina, dhe veçanërisht për motrën Vesna Madzarova dhe optometrist Vida, dhe falënderimet më të mëdha për Dr. Biljana Kostovska – për të gjithë mbështetjen dhe disponueshmërinë e tyre 24/7 edhe jashtë orarit të punë.“
Për të gjitha kontrollet e rregullta, për të cilat ata ishin të hollësishëm dhe të kujdesshëm dhe çdo herë ata me shpjegonin me durim se çfarë po ndodhte në mënyrë që unë të mund të kuptoj. “- filloi të rrëfej pacientja jonë Biljana Ristovska (27 vjeç) tek e cila problemi me dioptri të lartë u zgjidh me implantimin thjerrëzave fakike.
“Që nga mosha 7 vjeçare nuk kam dashur të mbaj syze, edhe pse kisha dioptri. Ashti siç dioptria filloi të rritet, unë tashmë duhej të mbaja ndihmëse në mënyrë që të mund të shihja qartë dhe të funksionoja pa ndonjë problem. Meqenëse nuk doja të mbaja syze fare, vendosa për zgjidhjen e vetme që ishte e mundur për mua në atë kohë – thjerrëzat e kontaktit. I kam mbajtur për 11 vjet. Pa to nuk shihja fare. Isha e lumtur që isha në gjendje të mbaja thjerrëza kontakti, por këtu u paraqit një problem tjetër i vogël – nuk mund të mbaja thjerrëza kontakti me ngjyrë për shkak të lartësisë së dioptrisë që kisha.
Dhe atë fakt e pranova që atë moment dhe shkova tutje. Në vitet e ardhshme, më ndodhën ndodhi të shumta me thjerrëzat e kontaktit, gjë që sigurisht është shumë e njohur për të gjithë njerëzit që mbajnë thjerrëza kontakti: I humbja ato. Më binte njëra thjerrëz dhe kisha nevojë për ndihmë nga nëna ime për ta gjetur atë ku është; infeksione të shpeshta të syve sepse i kam shumë të ndjeshme etj. Kam kohë që po mendoj për korrigjimin e dioptrisë me laser.
Një shoqe e imja e kishte bërë tashmë dhe më shpjegoi të gjithë procedurën. Por me kalimin e kohës, ndërsa shkoja mirë me thjerrëzat e kontaktit, e shtyja momentin që të vija në kontroll. Dhe kur diçka ndodhi me thjerrëzat e mia të kontaktit, siç ishte një infeksion i ri, menjëherë mendova të vija për një kontroll, por disi kjo nuk më mjaftoi për të marrë një vendim. Edhe pas bindjeve të të gjithëve përreth meje (të dashurve të mi) ende nuk mund të vendosja. Momenti për të marrë një vendim për kontroll e bëra në dhjetor – Kam një nip dhe kuptova se sa më duhej shikimi që të isha në gjendje të ndihmoja.
Erdhi dita e e kontrollit të korrigjimit të dioptrisë me laser. Gjithçka shkoi si duhej, unë jam shumë e lumtur dhe mezi pres të biem dakord për një datë për korrigjimin e dioptrisë me laser, kur Dr. Biljana më tha se duhet të mbaj vetëm syze për një kohë sepse kam mbajtur thjerrëza kontakti për 11 vjet pa pushim dhe incizimet e kornesë treguan se duhej pritur para se të merrej ndonjë vendim në lidhje me vetë ndërhyrjen. Nuk mund t’ju përshkruaj se çfarë stuhie emocionesh më kanë ndodhur në atë moment. Për mua, karantina ishte një periudhë ku më në fund vura syzet dhe pushova sytë nga thjerrëzat e kontaktit. Pas vetëm dy muajsh të mbajtjes së syzeve, kishte një ndryshim pozitiv në teste dhe në fakt doli që kornea ime është e hollë dhe unë jam kandidate për thjerrëza fakike.
Dr. Biljana dhe Vida më shpjeguan gjithçka bukur, madje ata e vizatuan atë vetëm për të kuptuar se çfarë po ndodh me korneën time dhe pse këto lente janë një zgjidhje më e mirë për mua.
Para një jave bëra ndërhyrjen dhe gjithçka shkoi mirë. Unë kisha një mbështetje të jashtëzakonshme nga të gjithë njerëzit e mi më të afërt (ju e dini kush jeni). Mund të them një gjë – më vjen shumë keq që nuk vendosa më herët! Të nesërmen pas operacionit, shikimi im filloi të stabilizohej. E kuptova atë që më kishte munguar. Unë pashë nipin tim pa ndonjë telashe.
Kurrë nuk do të zhgënjehem për vendimin tim që shëndetin e syve të mi ia besova Sistina Oftalmologjisë, dhe ata nga ana tjetër më dhanë kujdes të plotë dhe të sinqertë dhe një botë plot ngjyra, bimë, njerëz, kafshë që për mua më parë ishin thjesht figura të turbullta. Lumturia është e pamatshme.