Enes Jonuz (43 vjeç) është pacienti ynë nga Shkupi, i cili, si rezultat nga sëmundja sistematike dhe trajtimit të saj të komplikuar afatgjatë, zhvilloi neovaskularizim të retinës me ënjtje të nervit optik dhe makulës.

Ne i siguruam transportin deri në spital dhe gjendja e syve të tij u përmirësua me trajtimin anti-VEGF. “Aplikimi i anti-VEGF (injeksion Eylea) më ndihmoi të ruaj shikimin tim në kohë dhe të kem përmirësim. Për shkak të problemeve të mia shëndetësore dhe terapisë që marr, fatkeqësisht, u përqendrova më pak në dëmtimin e shikimit. Kur fillova të shkoja në disa spitale për kontrolle, ata nuk e dinin shkakun e problemit të syrit dhe nuk donin të mirnin përsipër për të më ndihmuar. Nuk mund të ngasja makinën natën dhe në kushte të mjegullta.

Gjithashtu më pengonin drita të forta dhe po shihja gjithnjë e më pak. Dr. Fanka Gilevska më referoi për testime shtesë, u konsultua me ekipin dhe më në fund gjetëm arsyen dhe zgjidhjen për të stabilizuar gjendjen time të syve. Tani jam për mrekulli.

Për “Sistina Oftalmologija” mund të them se ata janë numër 1 në shërbim dhe efikasitet. Mjekja më dha numrin e saj dhe është në dispozicion për mua në çdo kohë. “Për mua gjithashtu do të thotë shumë që më keni organizuar  transportin deri në spital dhe deri në shtëpi, sepse unë nuk mund të ngasja makinën dhe nuk doja ta  obligoja vëllain tim të vinte me mua për të më kthyer në shtëpi.