Katerina Smugreska (34 vjet) nga Londra, edhe përskaj gjithë situatës me virusin korona erdhi në shtëpi vetëm për ta bërë  korrigjimin e dioptrisë me laser dhe u  kthye mbrapa e buzëqeshur dhe e lumtur dhe më e rëndësishmja – pa syze!

„Në spitalin tuaj e fitova trajtimin dhe shikimin të cilin e kisha dëshiruar që moti! D-r Fanka Gilevska dhe ekipi i saj bënë gjithçka që të jetë aq lehtë, me profesionalizëm dhe sigurt. Planifikoja ta bëj korrigjimin e dioptrisë me laser – lexoja dhe hulumtoja, por opsionet që i kisha në Londër nuk më përgjigjeshin. Kontaktova një person nga ekipi juaj i cili ma sqaroi gjithë procedurën, sa kohë duhet të jem në Maqedoni dhe ajo që është me rëndësi e kisha mbështetje gjatë gjithë procesit të shërimit. E dija se tanimë këtu bëhet fjalë për spital serioz. Syze mbaja tanimë 18 vite, më pengonin kur vozisja, gjatë aktiviteteve të përditshme, e posaçërisht gajtë kësaj periudhe, në punë për shkak të gjithë pajisjeve mbrojtëse ato më mjegulloheshin. Mbajtja e thjerrëzave nuk ishte opsion i mirë, sepse ma gervishtnin kornenë dhe më shkaktonin tharrje plotësuese të syve. Sinqerisht, jam e lumtur dhe falënderuese që tanimë nuk do të kem probleme të tilla dhe ngrohtësisht ju rekomandoj te të njohurit e mi. U ktheva sigurt mbrapa dhe me padurim pres të vijj përsëri vitin e ardhshëm që ta vizitoj dhe përshëndes këtë ekip të mrekullueshëm.“