Korrigjimi i dioptrisë me laser

Me hapjen e Repartit për kirurgji refraktive, nga viti 2015 „Sistina Оftalmologjia“, bashkë me klinikën universitare „Svjetllost“ Zagreb, mundësoi kryerjen e korrigjimit të dioptrisë me laser me zbatimin e pajisjes më moderne, kuadër me përvojë dhe diagnostikim preciz.

Prof. d-r Nikica Gabriç, themeluesi dhe drejtuesi i „Svjetllost“, është oftalmokirurg i cili i pari ka bërë korrigjimin me laser në rajon, të cilit edhe ai vetë i është nënshtruar. Gjatë 19 viteve të fundit, vetëm në klinikën „Svjetllost“ në Zagreb, me laser iu është hequr dioptria më shumë se 45.000 syve, ndërsa në 3 klinikat tjera në Split, Sarajevë dhe Banja Llukë, përfshirë edhe „Sistina Оftalmologjiа“ në Maqedoni, edhe 13.000 syve.

Pacientëve që nuk janë kandidatë për laser, për shkak të dioptrisë së lartë, u ofrojmë mundësi me implantim të thjerrëzave të veçanta intaokulare (ICL). Kirurgët tanë refraktivë janë ligjërues të shpeshtë dhe instruktorë në kongreset më të rëndësishme oftalmologjike evropiane dhe edukatorë në fushën e kirurgjisë refraktive (BeH, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë).

Gabimet refraktive (dioptria)

Dioptria paraqet papërsosjen optike të syrit, gjegjësisht pamundësi të syrit që ta kthjellojë fotografinë. Jeni shkurtpamës nëse nuk i shihni qartë objektet në afërsi, nëse gjithë ata më larg u duken të turbullt (për shembull, nuk e njihni personi që u afrohet, nuk mund të vozisni pa syze ose të shikoni televizor). Në atë rast, fotografia bie para kornesë (mbështjellësi i brendshëm që i pranon impulset e dritës dhe i shndërron në fotografi) dhe juve ju duhet dioptri minus që të mund fotografia të bie saktë te retina dhe të jetë e mprehtë

Jeni largpamës nëse nuk i shihni mirë objektet as në largësi as në afërsi (për shembull, nuk e njihni personin që ju afrohet, nuk mund të vozisni pa syze ose të shikoni televizor, por fotografia juaj është e turbullt edhe gjatë leximit, kur punoni në kompjuter, gjatë shkrimit të porosive në celular – sytë tuaj mundohen ose keni kokëdhimbje). Në atë rast, fotografia bie pas retinës dhe juve ju duhet dioptri plus, që të mundet fotografia të bie saktë te retina dhe të jetë e mprehtë.

Keni astigmatizëm nëse të gjitha objektet ju duken të turbullta dhe kanë hije në afërsi dhe nga larg. Astigmatizmi në realitet është shtrembërim jo i drejtë i kornesë.


Metodat e korrigjimit të dioptrisë me laser

Korrigjimi i dioptrisë me laser ka të bëjë me intervenime që kryhen me rimodelim të kornesë me laser (sipërfaqja e parme e tejdukshme e syrit) që të hiqet ose zvogëlohet dioptria, që të eliminohen aksesorët optikë dhe që të përmirësohet mprehtësia e shikimit. Sot ekzistojnë disa metoda të korrigjimit të dioptrisë me laser, ndërsa ndarja themelore bazohet në atë se në cilën pjesë të kornesë kryhet (sipërfaqja e kornesë – PKR; mesi i kornesë – LASIK).

Shpejt, sigurt dhe pa dhimbje deri te shikimi i përkryer

Të gjitha operacionet që kryhen sot janë të kontrolluara në mënyrë kompjuterike me ndihmën e programeve precize softuerike. Me laserët e sotëm, një dioptri hiqet për më pak se 2 sekonda. Sistemi për përcjelljen e syrit të pacientit gjatë operimit (tracker) mundëson dërgimin e rrezeve laserike në vendin saktë të përcaktuar, pavarësisht mikrolëvizjeve të syrit të pacientit derisa punon laseri. Për shkak të sistemeve softuerike me precizitet të përkryer dhe të shpejtë, të gjitha intervenimet e sotme janë të sigurta edhe mbi 99%. Zgjedhja e metodës sot varet vetëm nga karakteristikat e syrit, lartësia e dioptrisë dhe nga mënyra e jetës së pacientit.

Me laserët e tanishëm mund të hiqet dioptria prej ‒10 deri +6 dhe ±6 astigmatizmi (cilindri), që do të thotë se deri 95% e njerëzve janë kandidatë për intervenimin. Te personat që kanë dioptri më të lartë ekziston zgjidhje për heqjen e dioptrisë me implantimin e thjerrëzave më të sofistikuara në sy, rezultatet e të cilave janë po ashtu të mira, e në disa raste janë edhe më të mira se korrigjimi i dioptrisë me laser.

Metoda LASIK

LASIK (laser in situ keratomileusis) është metoda më shpesh e përdorur për heqjen e dioptrisë. Kjo metodë është edhe zgjedhja më e shpeshtë e kirurgëve për shkak të precizitetit të lartë, rezultateve të shkëlqyera, afatgjate dhe stabile pas operimit, mungesa e tërësishme e dhimbjes (gjatë dhe pas operimit), si dhe komplikimet shumë të rralla.

Metoda LASIK përbëhet prej dy hapave. Në hapin e parë formohet flap (kapak i kornesë), ndërsa në hapin e dytë rimodelohet sipërfaqja e kornesë me laser excimer.  

LASIK me mikrokeratom (LASIK standard)

Kjo është metoda e parë e zhvilluar LASIK, në të cilën përveç teknologjisë së mirë, nevojitet kirurg me përvojë për formimin e flap (kapakut të kornesë) me ndihmën e mikrokeratomit. Mikrokeratomi është thike e automatizuar elektrike që shërben për formimin e flap në korne. Gjatë 25 viteve të fundit, cilësia e përpunimit, shpejtësia, preciziteti dhe efikasiteti i mikrokeratomit mekanik vazhdimisht përmirësohet, gjë që ka sjellë deri te rritja e dukshme e sigurisë dhe precizitetit të intervenimit. Gjenerata e fundit e mikrokeratomit që e përdorim në klinikën tonë mundëson formim preciz të flap në korne, këndeve të drejta dhe thellësi the formë të paraparë. Procedura zgjat shkurt dhe pacienti nuk ndjen asgjë.

Metoda PKR (keratektomia fotorefraktive)

Keratektomia fotorefraktive (PRK) është procedura më e vjetër laserike për rimodelim të kornesë, që u zhvillua gjatë viteve. Rimodelimi i kornesë me laser excimer te metoda PRK kryhet në sipërfaqen e kornesë, pasi të jetë hequr epiteli (shtresa sipërfaqësore e ripërtëritëshme e kornesë).Intervenimi me PRK është i përshtatshëm për personat me dioptri minus, me astigmatizëm (cilindër) deri 3,0 dioptri, te çrregullimet e lehta të kornesë, te korneat e holla dhe te shenjat në sipërfaqen e syrit.

Metodat tjera të korrigjimit të dioptrisë: implantimi i thjerrëzave fakike

Te personat me dioptri të lartë (mbi ‒10,0 ose +6,00); si dhe te personat te të cilët gjatë kontrollit zbulohet se kornea e tyre (pjesa e parme e tejdukshme e syrit) është tepër e hollë që të mund laseri të japë ndonjë efekt ose kanë anomali të caktuara të kornesë, për shkak të cilave korrigjimi i dioptrisë me laser jep kundërindikacione, ekziston mundësi për implantimin e thjerrëzave fakike (Implantable Collamer Lens ‒ ICL, Verisyse, Veriflex).

Thjerrëzat fakike implantohen në pjesën e parme të syrit (para ose pas bebëzës), pa u hequr thjerrëza natyrore, kështu që funksionojnë si thjerrëza kontakti në sy dhe pikërisht për këtë pacienti nuk ka nevojë të kujdeset për to, e as që i ndjen.

Operimi në sy kryhet me prerje të vogla, për të cilat më shpesh nuk nevojitet as qepje. Ai është i sigurt, nuk ekziston mundësi për komplikime dhe nuk hiqet asnjë strukturë e syrit. Posaçërisht është e përshtatshme për të rinjtë (të moshës 20 deri 40 vjeçare), te të cilët akomodimi është normal, gjegjësisht lehtë adaptohen muskujt dhe e kthjellojnë fotografinë edhe në largësi edhe në afërsi. Gjithashtu, operimi është reversibil – thjerrëza mund të hiqet nga syri pa dëmtime plotësuese (në rast të rritjes së dioptrisë dhe nëse nevojitet të implantohet thjerrëz me dioptri më të lartë ose për shkak të mundësisë për zbatim të teknologjisë së re).


Ekzistojnë disa lloje të thjerrëzave të tilla (Implantable Collamer Lens – ICL, Verisyse, Veriflex), të cilat mundësojnë trajtimin e spektrit të dioptrive, nga dioptria –23 deri në dioptrinë +21, si dhe 6 cilindër (astigmatizmi).

Implantable Collamer Lens (ICL)

Këto thjerrëza implantohen pas bebëzës (mes iridës dhe thjerrëzës natyrore). Momentalisht llogariten si zgjidhje më cilësore për personat që nuk janë kandidat për korrigjimin e dioptrisë me laser, ndërsa dioptria e tyre lëviz nga ‒0,50 deri ‒18, si dhe nga + 0,50 deri + 8, astigmatizëm (cilindër) deri 6 dioptri. Në krahasim me gjeneratat tjera të thjerrëzave fakike, kanë optikë më të mirë dhe janë të përshtatshme edhe për personat me diametër të madh të bebëzës. Po ashtu, për shkak të pozitës së thjerrëzës së syrit, te personat të cilët kanë dioptri të lartë në minus dukshëm përmirësohet mprehtësia e shikimit, për dallim nga mprehtësia e shikimit që arrihet me syze dhe me thjerrëza kontakti. Janë të bëra nga materiali biokompatibil  dhe nuk shkaktojnë reaksione imunologjike, ndërsa kanë edhe mbrojtje antireflektive dhe UV – mbrojtje.

Verisyse/Veriflex 

Thjerrëzat implantohen para bebëzës së iridës. Japin cilësi të shkëlqyer të shikimit te personat me dioptri të lartë, ndërsa sot implantohen kur dioptria i tejkalon parametrat që janë shënuar për thjerrëzat ICL, si dhe te personat që kanë aparate të dobëta ndihmëse të syve që nuk janë në gjendje ta mbajnë thjerrëzën pas bebëzës. Këto thjerrëza ekzistojnë më shumë se 20 vite në treg, dhe me këto në nivel botëror përvoja është më e madhe, që tregon për rezultatet e shkëlqyeshme dhe sigurinë e operimit.

Kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-analiza e kornesë me Pentakam.

*4.270,00
2.135,00

Korrigjimi i dioptrisë me laser – PRK

Çmimi është vetëm për njërin sy.
*39.980,00
24.800,00

Korrigjimi i dioptrisë me laser – LASIK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

*31.000,00
24.800,00

Implantimi i Verysize/Veryflex

Thjerrëzat intraokulare faktike në dhomën e parme. Çmimi është vetëm për njërin sy.
92.250,00

Implantimi i ICL

Thjerrëza intraokulare faktike në dhomën e pasme. Çmimi është vetëm për njërin sy.
110.700,00

Aksioni zgjat deri më 30.11.2020

Цените се изразени во денари.