- LikeUnlikeLike

Oftalmolog specialist dhe kirurg
Zonë me interes të veçantë:
- kirurgji refraktive
- diagnostikim i sëmundjeve të syrit
- diagnostikim dhe trajtim të njerëzve me diabet
Nga afër me D-r Todorçe Josev
“Që të mund ta ndihmoni pacientin, më e rëndësishme është qasja”
- Këtë vit fillon me punë qendra diagnostike e Sistina Oftalmologjisë në Shtip, ku do të jeni edhe Ju gjithashtu pjesë e ekipit të mjekëve. Çfarë do të thotë një angazhim i tillë?
Është sfidë e madhe profesionale të jesh pjesë e një ekipi të tillë. Në qendrën e re diagnostike do të kemi procedura dhe mënyra të ndryshme për kontrolle të hollësishme dhe të plota. Do të punojmë me të gjithë popullsinë, fare, nga më të rinjtë tek më të moshuarit dhe të gjitha llojet e kontrolleve. Pajisjet më të fundit bashkëkohore dhe një ekip mjekësh që do të kryejnë kontrollet pres që të japin fryte në diagnostikimin dhe shërimin e pacientëve nga ky rajon.
Angazhimi dhe trajnimi i vazhdueshëm janë më të rëndësishme kur përballeni me sfidat profesionale.
- Deri më tani keni punuar në fushën e shëndetit publik. A do t’ju ndihmojë kjo përvojë në rrjedhën e mëtejshme të karrierës suaj?
Fillova me punë në qendrën e urgjencës në spitalin “8 Shtatori”, më pas punova si mjek i ndihmës së shpejt,pasoi specializimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” dhe katër vjet punë në Qendrën Mjekësore në Sveti Nikole. Përvoja me pacientët dhe me institucionet në fushën e shëndetit publik ka aspekte pozitive dhe negative. Më e rëndësishme është dëshira për të ndihmuar pacientët dhe qasja në atë drejtim. Përvojat pozitive të pacientëve për mua ishin dhe mbeten më të rëndësishmet, si atëherë edhe tani, kur vazhdoj karrierën time në spitalin më të suksesshëm të syve në Maqedoni.
- Ju konsideroheni një diagnostikues i mirë. Mbi çfarë baze bëhet një diagnozë e mirë?
Bazuar në njohuritë mjekësore dhe pajisjet e sakta për punë. Teknologjia dhe pajisjet në dispozicion të spitalit janë mbështetja më e mirë për çdo diagnostikues. Sigurisht, është e rëndësishme të përmirësoni njohuritë e fituara, të ndiqni trendet dhe përvojat e reja botërore.
- Kur është më mirë që pacientët të vijnë për një kontroll dhe çfarë?
Është mirë që të bëni një kontroll të detajuar të paktën një herë në vit, mundësisht me bebëza të zgjeruara ku mund të shihet në detaje për pjesën e përparme dhe të pasme të syrit dhe detajisht të përcaktohet gjendja e syrit dhe dioptria e saktë nëse ka. Ndryshe nga kontrollet e rregullta vjetore, njerëzit me sëmundje të caktuara sistematike (si psh-diabeti) është shumë të rëndësishme që të vijnë rregullisht, pra për një periudhë më të shkurtër kohore çdo 4 deri në 6 muaj dhe të monitorojnë gjendjen e tyre të syve . Kontrollet e rregullta janë të rëndësishme sepse ato mund të parandalojnë dhe zbulojnë ndryshimet në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme të reagohet.
Sigurisht, të gjithë ata që do të ndiejnë ndonjë simptomë të ndryshme nga ajo e zakonshmja, të tilla si ndryshimet në shikim, zvogëlimi i shikimit, fotografi e shtrembëruar, hije, etj., duhet të lajmërohen për kontroll.
- Si është kontrolli i një pacienti me diabet. Cilat testime duhet të bëhen?
Kontrolli fillon me përcaktimin e mprehtësisë së shikimit, matjen e tensionit të syrit, zgjerimi i bebëzave për të parë thjerrëzat dhe segmentin e pasmë, ekografi, OCT, për të përcaktuar nëse ka edemë makulare apo jo. Është shumë e rëndësishme të monitorohet gjendja, sepse mund të evoluojë shpejt.
- Cili duhet të jetë komunikimi me pacientin para se të përcaktohet diagnoza (që ajo të jetë e suksesshme)
Gjëja më e rëndësishme për pacientin është të jetë i qetë kur sëmundja të diagnostikohet. Mjeku nuk duhet të jetë autoritar, përkundrazi, miqësor. Është e rëndësishme t’i shpjegoni pacientit në një mënyrë të kuptueshme se çfarë është sëmundja dhe çfarë të presësh në procesin e trajtimit/shërimit. Pacienti duhet të dëgjoj me kujdes, për të kuptuar simptomat, emocionet dhe hallin që e ka. Nëse ndihet i zhgënjyer ose i dëshpëruar, ato emocione duhet të tejkalohen, me shpjegimin se trajtimi është sigurisht një gjendje që çon në përmirësim.
- Si reagojnë pacientët kur dëgjojnë diagnozën?
Pacientët reagojnë ndryshe. Ata kanë emocione dhe pritshmëri të ndryshme. Është normale që kushdo që i nënshtrohet një kontrolli spitalor të ketë frikë nga rezultati përfundimtar. Por kur e kuptojnë të gjithë procesin, pacientët fitojnë besim tek mjeku, bëhen më të qetë dhe hyjnë lehtësisht në procesin e trajtimit.
- Çfarë bëni në kohën tuaj të lirë?
Lexoj libra, dëgjoj muzikë, shikoj filma. Unë shpesh shkoj në shëtitje me vajzën time. Ne ngasim biçikleta dhe rroshulla. Kemi momente të mira së bashku, flasim dhe bëjmë shaka.
- Cilin libër do të na rekomandonit?
Veprat e Stephen King. Kur u specializova, vendosa një qëllim për t’i lexuar të gjitha.
- Çfarë lloj muzike dëgjoni?
Rok. Rolling Stone, Deep Purple, Led Zeppelin…
- Për cilin film mund të thoni se është i preferuari juaj?
Forest Gump dhe Mile Green – bazuar në një roman nga Stephen King.