Doc. Dr.shk. Specialist oftalmolog dhe kirurg

Fusha e interesit të veçantë:

  • kirurgija refraktive
  • kirurgija e kataraktit
  • kirurgija e vitreoretinale
  • kirurgija plastike

Nga afër me d-r Biljana Kostovskën

“Besimi krijon energji pozitive”

  • Shpesh e dëgjojmë termin kirurgji refraktive. Ç’do të thotë ajo?

Kirurgjia refraktive është term relativisht i ri në oftalmo-kirurgjinë bashkëkohore dhe ka të bëjë me korrigjimin me laser të të gjitha anomalive që ndodhin në pjesën refraktive të syrit. Në Sistina oftalmologjia, reparti për kirurgji refraktive funksionon nga viti 2015 dhe tanimë kemi shumë pacientë të kënaqur por edhe aq që interesohen për të.
Kirurgjia refraktive mundëson me një operacion të korrigjohen të gjitha anomalitë e syrit – shkurtpamësia, largpamësia dhe astigmatizmi. Pas intervenimit që është i shpejt, i sigurt dhe i përhershëm, pacienti mund në mënyrë të përkryer të shohë pa syze dhe pa thjerrëza kontakti. Tek intervenimet e tilla është shumë me rëndësi përgatitja paraprake e pacientit dhe biseda me të, që të shihet çfarë saktë i nevojitet atij. Kjo kuptohet varet nga nevojat e tij dhe stili i jetës, nga kërkesat e tij dhe pritjet. Pacienti bashkëkohor, sa e më shumë e vlerëson kohën e tij dhe orvatet të gjejë kënaqësi në atë që e punon.

  • Të parët filluat pacientëve t’u vendosni thjerrëza multifokale. Cilat janë dobitë?

Dobia është e madhe, posaçërisht në lidhje me cilësinë e jetës, për shkak të rehatisë që e ofrojnë këto thjerrëza. Kufizimet të cilat pacientët i kanë pasur më parë me aksesorët e syve tanimë nuk i kanë. Kjo u jep liri të madhe dhe vetëbesim në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, qoftë ato të punës qoftë ato të lira. Gjenerata më e re e thjerrëzave multifokale janë thjerrëzat trifokale, me të cilat përveç që fitohet shikim i mirë nga afër dhe larg, mundësojnë shikim të mirë edhe në distancë mesatare. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për pacientët të cilët më shumë orë punojnë para kompjuterit.

  • Cilat persona të njohur kanë qenë pacientët tuaj?

Në klinikën tonë të gjithë pacientët trajtohen sikurse persona të „njohur“. Personeli bën gjithçka që të ndjehen të kujdesur dhe të sigurt. Përvojë interesante kam me Igor Xhambazovin, Magdalena Rizovën, Valentina NIkolovskën, Tatajan Stojanovskën.

Dr. Biljana Kostovska and Igor Dzambazov

Me të gjithë kisha komunikim të ndryshëm por të bukur. Na u bashkuan energjitë. Te disa duhej të kalojë kohë, që të vendosnin për operacion. Një paciente kishte frikë nga mjeku, nga „manteli i bardhë“ në kuptimin e plotë të fjalës. Kur do të shihte mantel të bardha i hipte shtypja. Kur e kuptova këtë, në kontroll hyja pa mantel, e veshur rëndomë. Ashtu ia arritëm ta tejkalojmë problemin. Tjetri, ka fotografi për vete, me syze, dhe duhej ta bindja se vendosja e thjerrëzave është zgjidhje praktike, e sigurt dhe e përhershme. Nëpërmjet raportit miqësor, me gjithë ata erdhëm deri te zgjidhja e përbashkët për shikim të përkryer.

  • A mendoni se raporti me pacientin ndikon në rezultatin përfundimtar të shërimit?

Përfundimisht. Besimi është faktor që krijon energji dhe atmosferë të këndshme. Pacienti kur është i relaksuar është i sigurt, gjithçka rrjedh më shpejt dhe më lehtë.

  • Ç ‘është karakteristike për familjen tuaj?

Në familjen time, tre gjenerata të grave, jemi mjeke. Nëna ime është profesor transfuziolog, ndërsa vajza specializon oftalmologji. Të gjitha jemi të përkushtuara në këtë profesion human. Kjo është interesante, sepse në pjesën profesionale plotësisht kuptohemi. Në komunikimin tonë, mes ne të triave, ekziston energji e madhe mes profesionales dhe privates.

  • Përveç jetës profesionale keni edhe jetë të begatë sociale. Si ia dilni?

Unë jam njeri i cili beson se kur ke dëshirë gjithçka mundesh. Në fund të ditës të gjitha sukseset që i arrij në fushën profesionale, nuk më mjaftojnë, nëse nuk kam me kë t’i ndaj. Buzëqeshja e lumtur e nënës sime pas drekës së përbashkët, bisedat me vajzën time, kafja e pirë me miqtë e mi janë gjërat që më bëjnë të lumtur dhe më motivojnë çdo ditë të jem më e mirë se më parë.
Dua të dal, të shkoj në koncerte, në teatër, në kinema. Dimension posaçërisht i rëndësishëm i jetës sime janë aktivitete humanitare. Dëshiroj t’u ndihmoj fëmijëve, grupeve të margjinalizuara, secili që ka nevojë. Me vite jam anëtare e Lions dhe jam shumë aktive në këtë drejtim.

  • Dëshironi të udhëtoni. A ka destinacione të preferuara ose vende që dëshironin t’i vizitoni?

Italia është destinacioni im i preferuar. Spanja dhe bregdeti i saj, po ashtu janë vendet më të bukura për pushim. Atje mund të gjeni qetësi dhe paqe, por edhe të argëtoheni. Më pëlqen kombinimi i natyrës me plazhet me rërë të bardhë.

  • Ç ‘është për ju grua me stil?

Karakteri i gruas e ndërton stilin e saj. Për mua stili duhet të jetë karakteristik dhe i paimponueshëm, mbresëlënës por jo tendencioz, ndonjëherë i lirshëm, e ndonjëherë edhe më serioz.
Tjetër është të vishesh për në punë, dhe krejtësisht tjetër lloj i veshjes përshtatet me aktivitetet tuaja të lira. Veshja ime ditore, dallohet nga ajo e natës.

Dëshiroj të mbaj veshje sportive por edhe elegante. Pëlqej bluzat, xhinset dhe tutat, por njëkohësisht pëlqej fustanet, kostumet e bukura dhe këpucët me take.
Vishem varësisht nga rasti por edhe nga disponimi.

  • Tutat e bardha janë pjesë e pashmangshme e veshjes suaj. Pse?

Kombinimet bardhë-zi janë më të preferuarat në çdo rast. Ndërsa tutat, ma lehtësojnë funksionimin e përditshëm. Mund të kombinohen edhe me veshje sportive edhe me veshje elegante. Doemos ta pranoj se më asocojnë me tenisin, që e pëlqej shumë dhe e ndjek me kënaqësi të madhe.

  • Pacientët tuaj thonë se jeni e veçantë në komunikim dhe në procesin e shërimit, se fitojnë më shumë sesa kanë pritur. Si ia dilni të ndërtoni raport të tillë dhe përvojë të shkëlqyeshme për ta?

Secili pacient ka stil të veçantë të jetës dhe nevoja të veçanta. Ajo është sikur për shembull dikush dëshiron detin, dikush malin, dikush hotelin, dikush kampin.
Anamneza e hollësishme, pritshmëritë dhe dëshirat e pacientëve janë kyçe për zgjedhjen e thjerrëzave ose tipin e shërimit. Jo me më pak rëndësi është edhe këshilla e mjekut dhe mënyra me të cilën do t’i sqarohet sëmundja, intervenimi dhe periudha pas operacionit. Përkushtimi ndaj problemit, realiteti i pritshmërive që i ka dhe të kuptuarit e tyre janë tre elementet themelore në të cilët duhet të bazohet komunikimi dhe procesi i shërimit.
Gjatë shërimit, dispozicioni i mjekut është me rëndësi të veçantë. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kohë jashtë orarit të punës apo gjatë fundjavës. Unë, p.sh,. nuk mund të paramendoj pacientin ta operoj të premten, ndërsa gjatë fundjavës të mos dëgjohem disa herë, që të shoh si ndjehet ai.

Thjesht, në procesin e fitimit të besimit, aq sa jepni aq merrni për kthim.