
Mladen Rafeski, 39 vjeç, bëri korrigjimin e dioptrisë me laser në Sistina Oftalmologjinë vetëm për një ditë!
Mladen aktualisht jeton në Zvicër dhe, duke dëgjuar shumë pacientë të kënaqur që bënë korrigjimin e dioptrisë me laser, vendosi të heqë dioptrinë e tij.
“Dëgjova nga shumë miq për korrigjimin me laser të dioptrisë dhe ata më drejtuan tek Sistina Oftalmologji. Dioptria shumë më pengonte në mbrëmje kur ngisja makinën veçanërisht dritat e rrugës. Ashtu si gjithë të tjerët, kisha simptoma të tilla, si dhembje koke dhe një ngarkesë në tërë fytyrën për shkak të syzeve.
Mladen zgjodhi spitalin tonë për shkak të rekomandimeve nga miqtë, por edhe për shkak të metodës së shpejtë dhe të sigurt.
“Shpejtësia me të cilën u zhvillua i gjithë procesi, pa asnjë gabim, më mahniti. Dr. Fani më shpjegoi detajisht gjatë kontrollit, se si do të bëhej ndërhyrja dhe kontrollet dhe bëmë një kontroll tjetër para se të largohesha.
Mladen bëri kontrollin të hënën, ndërhyrjen të martën dhe pas disa ditësh veç se ishte rrugës për në Zvicër.
“Në ditën e ndërhyrjes kisha një lloj frike, ndoshta dridhje, por ekipi i Sistina Oftalmologjisë së bashku me Dr. Fani më bindën fuqishëm se çdo gjë do të ishte në rregull. Ashtu edhe ishte.
Tani e shoh si një sokol, është e gjitha falë Dr. Fanit, sado që flas dhe shkruaj referime për doktorin do të jetë pak. Të mos harrojmë të gjithë stafin që ishte me mua gjatë gjithë kohës. ‘Nipi im që ishte me mua ra në dashuri me të gjitha infermieret haha.

