Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Këtë janar, bëni një ndryshim vetëm për veten tuaj. Është koha t’i dhuroni vetes suaj shikim të qartë që e dëshironi prej kohësh.🎅

Korrigjimi i dioptrisë me laser është një ndërhyrje e shkurtër dhe pa dhimbje që zgjat vetëm 5 minuta për sy, pak më shumë se kohëzgjatja e 🎶këngës🎶 suaj të preferuar.

Kandidatët për këtë ndërhyrje janë:

  • Personat prej 18 deri 40 vjeç;
  • Personat me dioptri nga +4 deri në -10 dioptria, dhe cilindër (astigmatizëm)*;
  • Personat me dioptri të qëndrueshme min. 1 vit;
  • Personat që nuk kanë gjendje të tjera të syrit që janë  kontraindikacion për korrigjimin e dioptrisë me laser.**

Në raste të caktuara, mund të korrigjohet  dioptria më e lartë se ajo e specifikuar nëse, sipas kritereve të tjera të cilat kontrollohen në ekzaminim, metoda më e përshtatshme e korrigjimit të dioptrisë tek pacienti është korrigjimi me laser i dioptrisë.

** Gjendje  të tjera të syrit tek të cilat nuk këshillohet korrigjimi i dioptrisë me laser: keratokonus, katarakti, dioptria e moshës (presbiopia), gjakderdhja në sy.

🎅 Si të arrijmë deri te korrigjimi i dioptrisë me laser?

1. Kontroll për korrigjimin e dioptrisë me laser

Është e nevojshme të bëhet kontroll për korrigjim të dioptrisë me laser e cila zgjat rreth dy orë, për arsye të të gjitha hulumtimeve që bëhen që saktësisht të përcaktohet se  a jeni ju kandidat për këtë ndërhyrje ose për ndonjë metodë tjetër për korrigjimin e dioptrisë që është më e përshtatshme për ju.

Kontrolli përbëhet nga:

  • Plotësimi i një pyetësori për gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore;
  • Leximi i detyrueshëm i informacionit të përgjithshëm rreth ndërhyrjes me laser;
  • Kontroll i dioptrisë, mprehtësisë vizuale dhe tensionit të syve;
  • Incizim me Pentacam (bëhet 3D analizë e syrit e cila bëhet për tu përballur me disa anomali të syve për të cilat ende nuk janë paraqitur simptoma);
  • Zgjerim i bebëzave me pika për të kontrolluar fundin e syrit dhe dioptrinë objektive.
  • Bisedë me ekipin për gjithçka që ju intereson.

Para kontrollit, është shumë e rëndësishme të pushoni nga mbajtja e thjerrëzave të kontaktit për një periudhë për të “pushuar” kornenë e syrit nga thjerrëzat.

Të manifestohet cilindri i  vërtetë ose forma e kornesë pa tensionin e thjerrëzave. Nëse mbani thjerrëza të buta kontakti, duhet të pushoni prej tyre minimum 3 ditë para kontrollit, ndërsa nga hjerrëzat gjysmë të forta ose të forta vetëm  7 ditë minimum para kontrollo]it. Ndërkohë, syzet mund të mbahen.

Nëse keni nevojë për informacione shtesë ose konsultim për kontrollin, ndihuni të lirë të na kontaktoni në telefon ose në mediat tona sociale.

Kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-analiza e kornesë me Pentakam.

4.270,00

2. Dita e ndërhyrjes korrigjimi i dioptrisë me laser

Përgatitja para operacionit zgjat rreth 20 minuta.

Gjatë kësaj periudhe kryhet një rishqyrtim i gjendjes së shikimit dhe syrit të pacientit. Oftalmologu shpjegon përsëri hapat e ndërhyrjes.  Pas konfirmimit se është gjithçka në rregull dhe pacienti ende dëshiron të bëjë korrigjimin e dioptrisë me laser, pikon pikat anaestetike dhe mund të hyjë në sallën e operacionit. Vetë ndërhyrja zgjat vetëm 5 minuta për sy.

Vetë ndërhyrja zgjat vetëm 5 minuta për sy.

Është krejtësisht pa dhimbje – anestezi lokale është vendosur në formë të pikave dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Pacienti është zgjuar dhe flet me oftalmologun dhe ndjek udhëzimet e tij.

Në sy vëndohet  mbajtës – kjo procedurë është pa dhimbje, por ndoshta pak e parehatshme. Shërben për të mbajtur qepallat. Pacienti ndihet sikur po i dridhen sytë, ndonëse atë nuk e bën për shkak të mbajtësit. Pastaj krijohet një flap në kornenë e syrit ku dioptria laserohet dhe hiqet. Pas largimit të dioptrisë, flapi kthehet në pozicionin normal. Kjo procedurë është krejtësisht pa dhimbje.

Me laserët e sotëm, një dioptri hiqet për më pak se 2 sekonda. Sistemi i përcjelljes së syrit të pacientit gjatë operimit mundëson dërgimin e saktë të rrezeve laser në vendin e caktuar, pavarësisht nga lëvizjet e vogla e syrit të pacientit gjatë kohës që laseri po punon.

Pas intervenimit shkoni në shtëpi vetëm me syze për diell. Tingëllon thjesht dhe si e pabesueshme? Shikojeni intervenimin e bërë te Big Mama, në klinikën tonë.

Korrigjimi i dioptrisë me laser – PRK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

*39.980,00

24.800,00


Korrigjimi i dioptrisë me laser – LASIK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

*31.000,00

24.800,00

*Aksioni zgjat deri më 31.01.2022.

3. Pas ndërhyrjes shkoni në shtëpi vetëm me syze dielli

Periudha e përshtatjes ose kujdesit postoperativ të korrigjimit të dioptrisë me laser është 3 deri në 7 ditë.

Ditën tjetër bëhet kontrolli i parë i detyrueshëm, dhe kontrolli tjetër është pas disa ditësh bazuar në vlerësimin e oftalmologut tuaj. Këto ekzaminime shërbejnë për të monitoruar stabilizimin (përshtatjen) e shikimit tuaj dhe shërimin e flapit të kornesë.

Reaksionet normale menjëherë pas ndërhyrjes janë shikim pak i mjegullt, pickim, ndjenjë rëre dhe krujtje. Këto simptoma zhduken për një periudhë të shkurtër, dhe pikat që vendosni ndihmojnë në hidratimin e syrit dhe zvogëlimin e simptomave të përmendura.

Kufizimet pas ndërhyrjes janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe gjithmonë përputhen me rekomandimin e oftalmologut. Profesioni dhe mënyra e jetesës së pacientit janë shumë të rëndësishme. Aktivitetet sportive zakonisht lejohen pas javës së dytë dhe makijazhi pas të tretës.

Personeli mjekësor është 24/7 në dispozicion për çdo konsultim të nevojshëm pas ndërhyrjes.

Deklaratat e pacientëve

Përfitoni nga oferta festive dhe dhuroni vetes suaj shikim të qartë!

Oferta përfshin: ndërhyrje me anestezion lokal, kontrollet dhe terapinë në 3 muajt e ardhshëm.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-analiza e kornesë me Pentakam.

4.270,00


Kontrolli pas operacionit

Kontrolli tre muaj pas korrigjimit të dioptrisë me laser.

1.150,00

Korrigjimi i dioptrisë me laser – PRK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

*39.980,00

24.800,00


Korrigjimi i dioptrisë me laser – LASIK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

*31.000,00

24.800,00


*Aksioni zgjat deri më 31.01.2022.