Oftalmolog dhe kirurg specialist

Fushë me interes të veçantë:

• diagnostikimi i sëmundjeve të syrit
• kirurgji refraktive
• diagnostikimi dhe trajtimi i keratokonusit

 Nga afër me Dr. Violeta Shijakova

“Pas korrigjimit të dioptrisë me laser, shpesh shohim lot gëzimi në sytë e pacientëve”

  • Ju jeni specializanti i parë që përfundoi specializimin në oftalmologji përmes Programit të Edukimit të Sistina Oftalmologjisë. Çfarë eksperience ishte specializimi për ju?

Po, pata mundësinë dhe privilegjin të jem praktikanti i parë, specializimi i të cilit ishte pjesë e programit arsimor të Sistina Oftalmologjisë- Shkup, në bashkëpunim me Klinikën Svjetlost- Zagreb. Gjatë procesit edukativo-arsimor, krahas asaj teorike, kam fituar edhe shumë përvojë praktike. Në Ofatlmologjinë Sistina ka një atmosferë pozitive pune dhe një mundësi e shkëlqyer për avancim profesional. Mendoj se puna në grup është çelësi i suksesit të spitalit. Teknologjia moderne dhe organizimi i mirë i punës na mundësojnë që pacientëve t’u ofrojmë kujdesin më të mirë mjekësor.

Në përgjithësi, përvoja ime si praktikante ka qenë shumë pozitive, jam e kënaqur nga të gjitha aspektet që kanë ndikuar në edukimin tim, si dhe me mbështetjen e madhe që më ka ofruar  Sistina Oftalmologija.

  • Me interes të veçantë është diagonostifikimi. A mendoni se komunikimi me pacientët është i rëndësishëm për të vendosur një diagnozë të saktë dhe për të trajtuar disa sëmundje?

Komunikimi me pacientët është thelbësor edhe para se të vendoset diagnoza, që ajo të vendoset dhe që procesi i trajtimit të jetë i suksesshëm. Për një diagnozë të suksesshme, më e rëndësishmja është që mjeku të jetë i fokusuar tek pacienti, pra të dëgjojë me kujdes atë që ai ka për të thënë në lidhje me simptomat dhe sëmundjen.

Të gjitha detajet e historisë së pacientit janë të rëndësishme, për një pasqyrë të plotë të gjendjes së tij shëndetësore. Mjeku duhet t’i bëjë pyetje për gjithçka që është më e rëndësishme sesa ajo që thotë pacienti. Pacienti pret empati nga mjeku dhe në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme të shpjegojë sëmundjen. Cilado qoftë diagnoza, ajo duhet t’i tregohet me sinqeritet pacientit. Në një mënyrë, në të cilën ai nuk do të ketë frikë, apo të ketë emocione të tjera negative. Pacientët presin që ne t’i trajtojmë ata si të rritur. Besimi i tyre në një masë të madhe varet nga qëndrimi ynë ndaj tyre.

Për ne, në Sistina Oftalmologija, është shumë e rëndësishme që kemi një mundësi të vazhdueshme për të përmirësuar aftësitë e komunikimit, të cilat janë parakushti më i rëndësishëm për ndërtimin e një marrëdhënieje pozitive me pacientët.

  • Përveç kësaj, ju jeni specialist në kirurgjinë refraktive, bëni korrigjimin e shikimit me laser. Për çfarë lloj ndërhyrjeje bëhet fjalë dhe cilat janë përfitimet që kanë pacientët?

Korrigjimi i dioptrës me laser është një metodë revolucionare për heqjen e dioptrisë në mënyrë kirurgjikale për shikim më të mirë pa mjete ndihmëse optike (thjerrëza dhe syze).

Avantazhi më i madh është se është një ndërhyrje e shpejtë, e sigurt dhe pa dhimbje, dhe pacientët mund të shkojnë menjëherë në shtëpi. Nuk ka qëndrim në spital, rezultatet janë të dukshme menjëherë, pra pas 24 orësh nga procedura. Pacientët mund të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme pas 3-5 ditësh.

Para se të bëjmë ndërhyrjen, bëjmë një ekzaminim të detajuar, i cili zgjat rreth dy orë dhe ekzaminon çdo segment të syrit. Në bazë të kësaj, përcaktohet nëse ai është apo jo kandidat për korrigjim të shikimit me laser dhe cila metodë është e përshtatshme.

Kur bëhet fjalë për korrigjimin e shikimit me laser, në Sistina Oftalmologija, shpesh shohim lot gëzimi të nesërmen pas ndërhyrjes.

Pacientët shpesh thonë “duhej ta kisha bërë korrigjimin më herët”. Pothuajse me të gjithë pacientët ne ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respektin dhe besimin reciprok, ata na bëhen besnikë dhe na japin rekomandimet e tyre.
Ndjenja e mjekëve është e pazëvendësueshme kur e shohim lumturinë në sytë e pacientëve. Është një bekim i vërtetë t’u mundësosh të rinjve, por edhe të moshuarve, të funksionojnë lirshëm, pa ndihmëse për sy.

  • Ju vini nga një familje oftalmologë.A ju ndihmon ajo në karrierën tuaj?

Po, edhe babai edhe vëllai im janë mjekë oftalmologë. Në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, ne zgjodhëm këtë degë të mjekësisë si një nga profesionet më të bukura dhe fisnike.

Kur jemi bashkë, dimë të debatojmë me orë të tëra për tema që kanë të bëjnë me oftalmologjinë, të shkëmbejmë ide dhe njohuri, të debatojmë dhe në fund të arrijmë në një përfundim të përbashkët.
Gjatë specializimit kam pasur mbështetje të pakushtëzuar nga bashkëshorti, prindërit dhe vëllai. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, për të përmbushur dëshirën time për një arsimim të mirë dhe një karrierë të suksesshme.

  • Çfarë ju pëlqen të bëni më shumë në kohën tuaj të lirë?

Në kohën e lirë më pëlqen shumë të udhëtoj, në destinacione evropiane, por edhe në udhëtime më të largëta dhe egzotike. Udhëtimi më plotëson, më bën më të pasur me njohuri, përvoja dhe kujtime.

Nuk ka asgjë më të bukur se të studiosh vende të reja, të zbulosh zakone, vlera, tradita, kultura, bukuri të reja. Në kohën e lirë më pëlqen shumë të jem edhe me familjen dhe miqtë, me të cilët shpesh kaloj momente të bukura së bashku.

  • Cilin libër do të rekomandonit?

Gjatë specializimit nuk pata shumë kohë për të lexuar letërsi artistike. Do të veçoja librat “Think and Grow Rich” nga Napoleon Neal, “The Secret” nga Rhonda Byrne dhe “How to Talk to Anyone” nga Lil Launders.