очила

Oftalmologëve tanë shpesh u parashtrohen pyetjet: cili është efekti nëse nuk mbahen syze? A mund të më përkeqësohet shikimi nëse nuk i mbaj syzet?

Në fillim është e rëndësishme për ne, për çfarë shkaqesh u pengojnë syzet dhe nuk dëshironi më t’i mbani. Oftalmologët tanë ju sqarojnë hollësisht për atë gjendje, por nëse insistoni të mos mbani syze, kuptohet ka metoda të ndryshme që ato të zëvendësohen.

A mund shikimi të përkeqësohet nëse nuk mbajmë syze?

Te personat e rritur, më të moshuar se 20 vjet, përgjigja është jo! Shikimi nuk mund të përkeqësohet nëse nuk mbahen syze, por kjo mund të jetë e mundimshme. Syzet ndihmojnë të keni shikimin e dëshiruar, por nëse nuk i mbani mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, shikim të turbullt, nuk do të mund të fokusoheni, do të shihni dyfish.

Megjithatë, te fëmijët kjo është ndryshe. Nëse fëmija ka ametropi ose strabizëm, shumë i rëndësishëm është detektimi i hershëm. Pasi që sytë zhvilloheni deri në vitin e 18-të, doemos t’u kushtojmë kujdes të plotë që u nevojitet në fazat e hershme, përndryshe nuk do të zhvillohen drejt.

Përveç viteve, cili lloj i dioptrisë ka rol të madh për atë cilat simptoma të padëshirueshëm do të paraqiten?

Personat që kanë miopi kanë problem kur shikojnë nga larg dhe mund të fokusohen vetëm tek objektet që janë para tyre. Kjo gjendje mund të jetë frustruese për shkak të asaj se nuk mund t’i njihni njerëzit që vijnë nga larg ose shenjat që janë të vendosur më larg nga Ju.

Nga ana tjetër personat që janë largpamës, kanë problem me fokusimin në objekte që janë para tyre, e kjo sjell deri te dhimbja e kokës, marramendja dhe lodhja.

Intervenimet plotësuese të cilat ju ndihmojnë t’i hiqni syzet

Nëse dëshironi të keni shikim të mprehtë, por të çliroheni nga syzet, ekziston korrigjimi i dioptrisë me laser. Korrigjimi i dioptrisë me laser, ju çliron nga syzet, me anë të intervenimit të shpejtë dhe pa dhimbje, i cili zgjat vetëm 10 minuta dhe që të njëjtën ditë ktheheni në shtëpi

Për personat mbi 40 vjet, vendosen thjerrëza intraokulare, që ju çlirojnë nga syzet përgjithmonë. Shihni në të gjitha largësitë dhe nuk ekziston paraqitja e kataraktit pas vendosjes së këtyre thjerrëzave intraokulare.

Përfundim:

Varësisht nga vitet, nevoja për syze për të lexuar do të rritet. Shkaku i përdorimit të syzeve është që të shikohet më mirë dhe të zvogëlohet mundimi i syve, që mund të shkaktojë dhimbje të syve, dhimbje koke dhe lodhje. Mos mbajtja e syzeve nuk do t’jua dëmtojë shikimin. Mund t’ju paraqiten simptomat e përshkruar më lartë dhe të luftoni me to. Por, kuptohet më mirë është të mos bëni asgjë kokë më vete dhe të konsultoheni me oftalmolog.

Kemi vetëm një palë sy, kujdesi për to do të na hapë pasqyrë të re drejt jetës. Nëse edhe më tej hamendeni a të mbani syze ose jo, konsultohuni me oftalmologët tanë. Rezultatet më të mira do t’jua japë kontrolli subspecialistik, ku në hollësi kontrollohet dioptria juaj përfshirë edhe segment i parëm dhe të pasmë.