
Kujdesuni për shikimin tuaj para se një perde e errët të bjerë para syve tuaj
Shëndeti i syve tuaj dhe përsosshmëria e shikimit tuaj janë gjendja më e rëndësishme që ju lejon të jetoni ashtu siç dëshironi. Prandaj, problemet e shikimit duhen njohur, diagnostikuar dhe zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme në kohë.
Shkrepjet si rrufeja dhe pikat e zeza në fushën e shikimit janë simptomat më të zakonshme që mund të tregojnë se ka dëmtim të retinës. Zgjidhja e këtij problemi është ndërhyrja kirurgjikale, e quajtur vitrektomi.
Bëhet fjalë për një nga operacionet më të komplikuara mikrokirurgjike dhe shpesh është zgjidhja e vetme e sëmundjeve të shumta të pjesës së pasme të syrit. Është pa dhimbje, kryhet me anestezion në formë pikash dhe pas ndërhyrjes në të njëjtën ditë shkoni në shtëpi.
Ekipi mjekësor profesional dhe me përvojë i Sistina Oftalmologjisë , e cila përdor pajisje më bashkëkohore për të kryer këtë ndërhyrje dhe e gjitha ajo së bashku me shumë empati, janë pjesë e garancisë së trajtimit të suksesshëm dhe kirurgjisë.
Ne vazhdojmë me përgjigjet e 5 W – who, what, when, where, why – për ndërhyrjet e Sistina Oftalmologjisë , këtë herë për vitrektominë.
Cilët pacientë kanë nevojë për vitrektomi?
Tek pacientët me ndryshime në pjesën e brendshme të syrit si pasojë e sëmundjeve të ndryshme ose dëmtimeve, më së shpeshti duhet kryer vitrektomi. Me këtë operacion trajtohet retinopatia e avancuar diabetike, gjakderdhje në sy si rezultat i diabetit, shkëputjes së retinës, infeksionit, inflamacionit të pjesës së prapme të syrit ose dëmtimit të qendrës së shikimit.
Pacientët me dëmtime të rënda në sy ose pacientët që kanë nevojë të heqin masat e thjerrëzave
pas komplikimeve gjatë kirurgjisë së kataraktit mund të kenë nevojë edhe për këtë ndërhyrje.
Çka është Vitrektomia?
Vitrektomia është një ndërhyrje mikrokirurgjike – një operacion i syve që trajton problemet e segmentit të pasmë të syrit (retina ose) dhe vitreus (trupi qelqor ose substanca xhelatinoze me të cilën është mbushur pjesa më e madhe e syrit). Gjatë operacionit, shumica e vitreusit hiqet dhe zëvendësohet me një lloj tjetër lëngu.
Operacioni zgjat rreth një orë në varësi të peshës, ai është krejtësisht pa dhimbje dhe i sigurt. Më shpesh bëhet me anestezi lokale dhe pacienti është i vetëdijshëm gjatë operacionit. Vitrektomia kryhet nëpërmjet katër vrimave të vogla – më pak se 1mm, në të bardhën e syrit. Nëpërmjet vrimave hyjnë në brendësinë e syrit dhe me anë të një metode endoskopike, me ndihmën e një mikroskopi, hiqet vitreusi dhe pastrohen anët e substancave (gjaku, materiali ndezëz, membranat, indi lidhës).
Xheli vitror(trupi qelqor zëvendësohet me gaz special ose me vaj të silikonit dhe vrimat e retinës mbyllen me laser.
Syri pas operacionit, nuk është i kuq ose i sëmurë dhe shërimi është i shpejtë. Disa orë pas ndërhyrjes, pacienti mund të shkojë në shtëpi. Terapia përbëhet nga pika dhe kremë që duhet të vendosen rregullisht në sy për të parandaluar infeksionin. Kontrolli i parë do të kryhet që ditën tjetër.
Kur duhet të bëhet Vitrektomia?
Simptomat e para të sëmundjeve në segmentin e pasmë janë shpesh vetëm shkrepje si rrufeja dhe pika të zeza në fushën e shikimit, nëse një sasi e vogël gjaku shfaqet në hapësirën vitreale kur retina plas. Gjendja përkeqësohet me shfaqjen e një “perdeje” në fushën e shikimit.
Kur shkëputja arrin në qendër të shikimit ose në makulën, çka mund të ndodhë brenda një deri në dy ditë, shikimi zvogëlohet shumë dhe ju nuk mund të lexoni ose të njihni më të tjerët.
Bërja e vitrektomisë në kohës, bëhet parandalimi i sëmundjeve që çojnë në zvogëlim serioz dhe humbje të shikimit.
Pse duhet bërë Vitrektomia?
Në ablacionin retinal, është veçanërisht e rëndësishme që koha e ndërhyrjes, pra reagimi dhe ardhja në kohë e kontrollit për të shpëtuar funksionin e mirë të shikimit, është veçanërisht e rëndësishme.
Që të mund të shikojmë, drita duhet të kalojë përmes syrit dhe të arrijë retinën, e cila përbëhet nga qeliza nervore dhe fibra që janë të ndjeshme ndaj dritës dhe transmetojnë informacion në tru, në mënyrë që të formojnë një imazh të asaj që po shohim.
Sëmundjet e ndryshme mund të shkaktojnë turbullim në lëngun e vitreusit, shfaqjen e gjakut, mbetjet e inflamacionit (qelbë, membrana) ose indin lidhor të retinës. Kjo pengon që drita të vijë në retinë dhe të shkaktojë probleme dhe një rënie të shikimit. Heqja e një vitreusi të turbullt të tillë mund ta zgjidhë ose ta përmirësojë problemin me shikimin.
Ndonjëherë retina, për shkak të paraqitjes së vrimave (rupturës), ndahet nga indi që e rrethon atë dhe që shërben si shtresë e saj. Pastaj vjen deri tek humbja e menjëhershme e shikimit. Në këtë rast, kirurgu me vitrektomi mund të arrijë tek retina, ta riparojë dhe ta kthejë në pozicionin fillestar.
Vonimi i operacionit nuk është i mirë për rezultatin përfundimtar.
Ku është më mirë të bëhet Vitrektomia?
Menjëherë pas simptomave të para, duhet të shkoni në Sistina Oftalmologji, sepse vetëm aty, në vetëm një ditë ata do të organizojnë procesin operativ. Ekipi i Sistina Oftalmologjisë ka përvojë të madhe, është profesional dhe i koordinuar mirë, dhe pajisjet që ata përdorin janë moderne dhe bashkëkohore. Përveç kushteve të jashtëzakonshme spitalore, atje do të keni një marrëdhënie miqësore me anëtarët e personelit. Ata do të kenë durim dhe mirëkuptim për të gjitha dilemat dhe dyshimet tuaja, dhe ju së bashku do të vini në zgjidhjen më të mirë për shikimin tuaj.
Pikërisht ajo, marrëdhënia njerëzore dhe empatia, është avantazhi i tyre më i madh.
Prandaj, mos prisni që një perde e errët të bjerë para syve tuaj, shkoni rregullisht për ekzaminime në Sistina Oftalmologjinë .