Mirjana Sazdovska ka lindur në vitin 1975 në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Në vitin 1982 ka diplomuar në Fakultetin e mjekësisë, pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“. Përvojën e saj në punë e fillon në Klinikën për sëmundje të syve, në vitin 1983, ndërsa në vitin 1987 merr titullin oftalmolog specialist. Në vitin 1990 është asistent në Katedrën e oftalmologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup dhe është pjesëmarrëse aktive në vendosjen e terapisë me laser në oftalmologji, në Klinikën për sëmundje të syve. Ajo një periudhë të caktuar ka qenë edhe shef i Kabinetit për ultrazë në Klinikën e sëmundjeve të syve në Shkup.
Në vitin 1998, përvojën në punë e vazhdon në Оkulus ЕМ. Nga viti 2012 zyrtarisht i bashkëngjitet ekipit të „Sisitna oftalmologjisë“.
Anëtarësi
- Oda e mjekëve të Maqedonisë
- Shoqata e oftalmologëve të Maqedonisë
- Këshilli drejtues i Shoqatës së oftalmologëve të Maqedonisë në dy mandate
Edukimet plotësuese
Viziton edukime të shumta si në vend edhe jashtë vendit. Disa nga ato janë:
- Viti 1986, Kragujevc – Edukim profesional „Shkolla për ultrazë“ organizuar nga ana e Shoqatës serbe të mjekëve
- Viti 1991 – 1992, Nish dhe Lubjanë – Përsosje profesionale në lidhje me zbatimin e terapisë me laser në Klinikën e sëmundjeve të syve në Shkup
- Viti 1993, Përsosje profesionale në Klinikën për sëmundje të syve në Sofje në Kabinetin për ultrasonografi, angiografi fluoreshente dhe terapi me laser
- Viti 1995, Varna – Përsosje profesionale në lidhje me operacionet e trupit qelqor dhe retinës
Publikime dhe hulumtime
Autor dhe bashkautor i rreth 20 punimeve të prezantuar në vend dhe jashtë vendit.
Pjesëmarrje në konferenca
Pjesëmarrje aktive në konferenca nacionale dhe ndërkombëtare në Budapest, Milano, Paris dhe Stamboll.