Tonevska Dragica, 55 vjeç, nga Shkupi, kreu operacionin e kataraktit në Sistina Oftalmologjinë. Për shkak të dioptrisë së madhe që u rrit shumë shpejt, ajo vendosi të vjen në spitalin tonë dhe të shihte se cilat ishin zgjidhjet për rritjen e shpejtë të dioptrisë. Në vazhdim lexoni përvojën e Dragicës.

“Gjithmonë kam pasur probleme me shikimin, kam mbajtur syze dhe dioptria ishte -7. Jam mësuar me këtë dhe funksionoja. Për një moment ndjeva përkeqësim të papritur në shikimin tim dhe kur shkova te mjeku më thanë se dioptria ishte rritur në -15 dhe se kisha katarakt e cila kishte nevojë të operohej. U konsultova me disa mjekë që më thanë se mund të më operonin, por që dioptria do të ulej për 3 ose 4 dioptri.”

Kontrollin e kreu tek Dr. Ilir Osmani.

“Vetëm Dr. Ilir Osmani më tha se mund të më operonte dhe se nuk do të kisha asnjë dioptri. Që nga momenti kur erdha në Sistina Oftalmologji, nga pritja tek sporteli deri tek motrat dhe mjeku, hasa në një pritje të bukur dhe të ngrohtë.Gjatë ekzaminimeve dhe operacionit me mua ishte motra Mila, për të cilën nuk kam fjalë për të shprehur empatinë e saj dhe marrëdhënien e një infermiereje të vërtetë. Pas gjithë këtij pranimi dhe bisedës me mjekun që më qetësoi, e dija se ky ishte spitali ku do të bëja operacionin tim, edhe nëse këtu do të zvogëlohet vetëm pak dioptri, jo të gjitha siç më tha mjeku”.

Motra Mila dhe infermieret e tjera ishin vazhdimisht afër Dragicës, dhe për operacionin ajo thotë:

“Operacioni ishte i shpejtë, shkoi shumë mirë. Unë tani nuk kam dioptri dhe ndërsa them lot më vijnë në sy sepse mjeku e mbajti premtimin e tij, dhe unë ktheva shikimin po edhe shumë më tepër. Tani mund të bëj gjithë aktivitetet e mija pa syze. Në Sistina Oftalmologji, ndjeva se të gjithë punojnë si një dhe për një qëllim, e ajo është që ne pacientët të zgjidhim problemet tona dhe të ndihemi të sigurt e të rehatshëm. Falënderim të madh për të gjithë ekipin!”