
Katarakti (perdja) është një turbullim i thjerrëzës natyrore të syrit, e cila ndodh si rezultat i procesit natyror të plakjes së trupit tonë. Ekzistojnë disa lloje kataraktesh, më interesantja vizualisht dhe më e rralla e të cilave është lloji i kataraktit të njohur si “Pema e Vitit të Ri”.
“E prezantuar në mënyrë profesionale, ky lloj katarakti shoqërohet me shpërbërjen e përshpejtuar të proteinës së denatyruara si pasojë i niveleve të larta të kalciumit në thjerrëzat natyrale, duke rezultuar në një proces kristalizimi.
Ky katarakt vizualisht duket si një pemë me gjilpëra të vogla (kristale) që janë në disa ngjyra të tilla si e kuqe, e gjelbër, blu, rozë dhe e artë.” shpjegon Dr. Aleksandra Goçeva Jerçiç, një oftalmologe në Oftalmologjinë Sistina në Manastir.

Katarakti (perdja) zgjidhet ekskluzivisht vetëm me operacion. Hulumtimet dhe dëshmitë tregojnë se nuk ka ende një kurë të natyrshme për trajtimin e saj.
“Risia në kirurgjinë e kataraktit është procesi në të cilin, përveç heqjes së kataraktit (perdes), korrigjohet edhe dioptria. Gjatë operacionit, duhet patjetër thjerrëza e turbullt të hiqet, nga e cila pacientit i është përkeqësuar shikimi i tij. Në vend të saj, implantohet një thjerrëz intraokulare në një procedurë shumë të shkurtër dhe të thjeshtë dhe krejtësisht pa dhimbje. Këto thjerrëza janë të përjetshme, biokompatibile dhe me të cilat pacienti merr shikim në dy ose më shumë largësi.” – Dr. Zlatko Arnautovski, oftalmolog në Sistina Oftalmologji në Shkup.
Pacienti, në varësi të llojit të thjerrëzës për të cilën ai është kandidat, mund të ketë nevojë të mbajë syze për afër ose ndoshta të mos mbaj fare.
Ajo që është e sigurt është se në të ardhmen kurrë nuk do të zhvillohet katarakti (perde). Kjo është arsyeja pse vetë operacioni ia vlen për koston. Në të njëjtën kohë, tek njerëzit pak më të moshuar, ky operacion është një shans për shikim të qartë që u kthen besimin dhe lirinë për të kryer detyrimet e përditshme.
Ky lloj operacioni ka kohë që kryhet në Sistina Oftalmologjinë, i cili është gjithashtu i vetmi spital i syve në vend që mundëson specializimin në oftalmologji në Maqedoni.
Zbatimi i risive në kirurgjinë oftalmologjike është veçanërisht i rëndësishëm për marrjen e rezultateve efektive që do të mundësojnë për një periudhë shumë të shkurtër shërim dhe shikim të shkëlqyer të qartë të pacientit. Specializimi dhe trajnimi i stafit të ri ofron mësime mbi njohuritë kyçe, ekspertizën dhe përvojën që do të vazhdojë të ofrojë trajtimin më të mirë dhe më cilësor për pacientët në vendin tonë.