монофокални или мултифокални леќи

Nëse mendoni për operacion të kataraktit ose për korrigjimin e dioptrisë (për persona mbi 40 vjet), duhet të mendoni edhe për çfarë lloji të thjerrëzës intraokulare do të vendosni.

Ekzistojnë më shumë opsione për zgjedhje dhe do të duhet t’i keni parasysh prioritet dhe dëshirat tuaja gjatë zgjedhjes së thjerrëzës intraokulare, kuptohet duke pasur parasysh edhe përfitimet nga ato.

Sido që të jetë, ju nuk jeni kirurg i syve dhe kuptohet nuk i dini edhe përfitimet. Prandaj të jeni të sigurt se oftalmokirurgët tanë gjatë kontrollit do t’ju sqarojnë çdo gjë bukur dhe në hollësi.

Këtu flasim për dallimet themelore mes thjerrëzave monofokale dhe multifokale që është mirë t’i dini.

Thjerrëzat monofokale

Thjerrëzat monofokale janë zgjidhje intraokulare me të cilën mundësohet shikim në një distancë. Ato vendosen gjatë operimit të kataraktit dhe/ose korrigjimit të dioptrisë mbi vitet e 40 -ta. Me thjerrëzat monofokale hiqet katarakti dhe/ose korrigjohet dioptria, me çka fitohet shikim nga larg ose afër. Do të thotë, fitohet shikim vetëm në një distancë. Pastaj oftalmologu jep syze.

Shumica e pacientëve vendosin për këtë opsion sepse dëshirojnë ta ruajnë mprehtësinë e shikimit e cila, në këtë rast, me thjerrëza multifokale mund të zvogëlohet, gjegjësisht nuk janë kandidatë për thjerrëza multifokale. Po ashtu, këto thjerrëza janë zgjidhje e shkëlqyeshme për personat të cilët dëshirojnë të mbajnë një palë syze.

Thjerrëzat multifokale

Me avancimin e teknologjisë, u zhvilluan edhe thjerrëzat multifokale intraokulare, me të cilat mundësohet shikim në distancë mesatare ose të largët (bifokale) ose shikim nga distanca e afërt e mesme dhe e largët (tri distanca). Në këtë rast, nuk do të mbani më syze.

Thjerrëzat multifokale janë të dizajnuara në mënyrën vijuese: që të mund të fokusohet në më shumë distanca, thjerrëza intraokulare duhet të jetë e dizajnuar që të ketë më shumë pika të fokusimit. Disa thjerrëza janë të dizajnuara të kenë më shumë unaza koncentrike me disa pika të fokusimit, me të cilën mënyrë mundësohet shikimi i pastër në të gjitha distancat.

Këto thjerrëza nuk rekomandohen te personat të cilët kanë: degejenerim makular; retinopati diabetike; sëmundje të nervit ose mprehtësi shumë të dobët pamore pa shikim binokular. Por, ekzistojnë përjashtime sepse një pjesë e këtyrë problemeve tejkalohen me llojet e reja të thjerrëzave multifokale.

Kuptohet, oftalmokirurgët tanë do t’jua ofrojnë zgjihjen më të mirë për problemin tuaj të syve, varësisht nga gjendja juaj. Qasja individuale është më e rëndësishme për pacientin që të fitojë shikim të pastër dhe të qartë, siç e dëshirojnë. Kontrollet tona janë të hollësishme dhe i përmbajnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të vërtetuar për cilën thjerrëz jeni kandidat dhe me cilën metodë do ta zgjidhni përgjithmonë problemin tuaj me shikimin.