Vanço Mihov (67 vjeçar) erdhi në klinikën tonë në kontroll sepse nuk ka qenë i kënaqur nga shikimi i syrit të djathtë, të cilin tanimë e kishte operuar. Në ndërkohë, në syrin e majtë i zhvillohet katarakt i cili dalëngadalë zhvillohet dhe e dobëson shikimin. D-r Biljana Kostovska ia ka operuar të dy sytë të njëjtën ditë kështu që në syrin e djathtë bëri ndërrimin e thjerrëzës me të re, e cila sipas studimeve është me adekuate për Vançon, ndërsa në syrin e majtë e hoqi kataraktin.

„Në vitin 2015, isha në operacion për heqjen e kataraktit në syrin e djathtë. Dhe pas operimit, shikimin e kisha të turbullt, shihja hije dhe mu dobësua shikimi, edhe atë në të dy sytë. Si gjysh i katër nipërve, nuk mundja t’i kryej siç duhet aktivitetet e përditshme. Prandaj për këtë shkak, e dija se doemos të shkoj në kontroll të syve. Pyeta ku të shkoj dhe ku është me mirë. Djali dhe vajza ime ma rekomanduan ‘Sistina oftalmologjinë’. Derisa mendohesha ku të shkoj, në një emision ne TV e pashë d-r Biljana Kostovskën, e cila shumë bukur e sqaroi problematikën me perden e pleqërisë, si zhvillohet, vetë operacioni dhe se që të njëjtën ditë shkohet në shtëpi. Caktova termin dhe bashkë me gruan time erdhëm, diku ka fundi i orarit të punës. Raporti i mjekes ishte me të vërtetë fantastik dhe më tha se doemos t’i operoj të dy sytë – syrin e djathtë që e kisha operuar më parë, të bëhet korrigjim duke vendosur thjerrëz të re, ndërsa syrin e majtë, kuptohet, doemos ta operoja sepse katarakti ishte mjaft i zhvilluar. Pasi që isha në spital vendosa që të njëjtën ditë të operohem. Më përgatitën motrat medicinale për operacion dhe për, përafërsisht, një orë jo të plotë përfunduam dhe shkova në shtëpi. Pas operimit, vetëm duhej të përdor pika dhe të bëj kontrolle të rregullta, te mjekja e cila rregullisht e ndjek gjendjen time. Nuk përshkruhet sa jam i kënaqur nga i gjithë ekipi i ‘Sistina oftalmologjisë’, për energjinë pozitive që e shpërndajnë dhe raportin e mjekes me humanizëm dhe kujdes ndaj meje. Tani shoh më mirë duke ju falënderuar juve. Mund t’u kthehem aktiviteteve të përditshme dhe t’u ndihmoj nipërve në lojën dhe edukimin e tyre, por gjithashtu edhe obligimeve shtëpiake të gruas sime të mrekullueshme, me të cilën jemi bashkë tanimë 40 vite.“