Медицински персонал со пациент на преглед за ласерската корекција на диоптрија.

Korrigjimi i dioptrisë me laser është metodë e cila në botë përdoret tanimë 28 vite dhe me anë të cilës në mënyrë të shpejtë, pa dhimbje dhe të sigurt largohet dioptria përgjithmonë.

Bëhet fjalë për një nga intervenimet më moderne të koohës së sotme, por a e dini në realitet, cilat janë hapat që ju shpien deri te jeta pa ndihmesa optike?

Hapi i parë – Kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser

Shumë shpesh dimë të themi se kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser është një lloj kontrolli sistematik i syrit tuaj, sepse analizohet çdo pjesë e syrit. Pse është kjo me rëndësi? Kandidati për këtë intervenim, duhet doemos të ketë sy të shëndoshë. Me sy të shëndoshë nënkuptohet syri, pjesa e pasme e të cilit nuk ka asnjë animali ose sëmundje, të cilat mund të sjellin deri te komplikimet e të pamurit, pas intervenimit. Dioptria dhe cilindri, hyjnë në grupin e gabimeve refraktive që korrigjohen me laser dhe nuk llogariten si sëmundje të syve. Prandaj, korrigjimi i dioptrisë me laser numërohet në grupin e intervenimeve estetike.

Para kontrollit, është shumë me rëndësi të pushoni nga mbajtja e thjerrëzave të kontaktit, një periudhë të caktuar, që kornea e syrit “të pushojë” nga thjerrëza. Të manifestohet cilindri real, gjegjësisht forma e kornesë pa shtypje nga thjerrëza.

Kontrolli zgjat një orë deri në një orë e gjysmë dhe përbëhet nga:

  • Plotësimi i pyetësorit për gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore;
  • Leximi i domosdoshëm i informacioneve të përgjithshme për intervenimin me laser;
  • Kontrolli i dioptrisë, mprehtësisë së shikimit dhe shtypjes në sy;
  • Incizimi në pentakam (bëhet analizë 3D e syrit dhe shërben për përcaktimin e anomalive të caktuara të syrit, për të cilat ende nuk janë paraqitur simptoma);
  • Zgjerimi i bebëzës me pika për kontroll pjesës së fundit të syrit dhe dioptrisë objektive.
  • Bisedë me ekipin, për çdo gjë që ju intereson.

Pasi të përfundoni me analizat, kontrollojmë a i plotësoni gjitha kriteret dhe sjellim vendim, cila zgjidhje për heqjen e dioptrisë është më e përshtatshme për ju.

Hapi i dytë – Intervenimi

Në ditën e e intervenimit është e obligueshme me ju ta merrni disponimin, syzet për diell, të keni ngrënë mëngjes dhe të keni pasur gjumë solid.

Vetë intervenimi zgjat 5 minuta në një sy, ndërsa përgatitja para operacionit zgjat 20 minuta. Në fillim, përsëri ju bëjmë kontroll që të jemi të sigurt se nuk ka ndryshim që mund të ndikojë në intervenimin dhe bisedojmë me ju për çdo hap të intervenimit. Pasi të vërtetojmë se jeni të gatshëm për atë që vijon, ju japim anestezion lokal në formë të pikave dhe ju dërgojmë në sallën e operacionit.

Tingëllon tmerrshëm, apo? Por, nuk keni pse të shqetësoheni. Nuk ndjeni dhimbje për shkak të anestezionit lokal, ndërsa gjatë intervenimit bisedojmë. Gjithë kjo ndodh aq shpejtë, ashtu që do keni përshtypjen se derisa jeni shtrirë, duhet të ngriheni. Pas përfundimit të intervenimit, ju dërgojmë në ordinancë, ku ju presin shoqërimi juaj dhe motra medicinale përgjegjëse, e cila në hollësi jua sqaron tretmanin pas operimit dhe ju lëshon në shtëpi, vetëm me syze për diell.

Hapi i tretë – Fillimi i ri për ju, pa ndihmesa optike

Ditën e ardhshme është kontrolli i parë, ndërsa pas disa ditëve keni kontrollin tjetër të domosdoshëm. Këto kontrolle shërbejnë për ta ndjekur stabilizimin e shikimit tuaj dhe shërimin e llapës (flap) së kornesë. Reaksionet normale pas intervenimit janë shikimi i turbullt, djegia, ndjenja e rërës në sy dhe kruarja. Këto simptoma për një kohë të shkurtër zhduken, ndërsa pikat që do t’i përdorni ndihmojnë në lagështinë e syrit dhe zvogëlimin e këtyre simptomave. Kufizimet pas operacionit janë të përkohëshme, nuk zgjatin shumë. Në çdo rast, shumë janë të rëndësishme profesioni dhe stili juaj i jetës. Aktivitetet sportive kryesisht janë të lejuara, pas javës së dytë, ndërsa zbukurimi i syve pas javës së tretë. Gjithashtu, ju rrimë në dispozicion 24/7 për çfarëdo konsultimi që ju nevojitet pas intervenimit.

Korrigjimi i dioptrisë me laser ju jep mundësi që të mos keni problem me të pamurit, të mos nervozoheni sepse e keni humbur thjerrëzën ose në mëngjes nuk mund t’i gjeni syzet. Kjo ju mundëson ta bëni jetën më të rëndomtë dhe të keni fillim të ri të jetës, pa ndihmesa optike.