Nga data 8 deri më 10 shtator në Vjenë u mbajt Kongresi i Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë së Kataraktit dhe Kirurgjisë Refraktive ku kishte mbi 14 mijë të pranishëm.

Në kongres ishte e pranishme edhe Doc. Dr. Biljana Kostovska, e cila ndau përvojën e saj me implantimin e llojeve më të fundit të thjerrëzave në fushën e kirurgjisë refraktive në Sistina Oftalmologija.

Duke ndjekur risitë në oftalmologji në nivel botëror dhe evropian, me prezencën tonë në këtë kongres, dëshmojmë edhe një herë nivelin e cilësisë dhe standardeve të Sistina Oftalmologjisë në implantimin e përparimeve më të fundit në kirurgjinë refraktive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve.

Më shumë informacione rreth kongresit mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://congress.escrs.org/