
Degjenerimi senular makular është një lloj degjenerimi retinal në pjesën e pikës së verdhë që paraqiten mbi moshën 55 vjeç. Sëmundja është progresive, kronike dhe zakonisht fillon pa simptoma. Në kontroll të rregullt oftalmologjike me zgjerimin e bebëzave zbulohen ndryshimet fillestare në makulën që përshkruhen si druide.
Në përpjekje të organizmit për të shëruar ndryshimet në shtresat e retinës, nganjëherë paraqiten enë të reja të gjakut, të cilat sipas formës dhe vendndodhjes së tyre janë anormale, dhe të cilat lëshojnë lëng në indet përreth dhe ka gjakderdhje të lehtë dhe të shpeshtë.
Këto enë gjaku tërheqin gjithashtu indin fibroz dhe shkaktojnë formimin e një shenje jofunksionale në retinë. Kjo formë e degjenerimit makular quhet formë e lagësht. Trajtohet me anti-VEGF faktorë që ndalojnë rritjen e enëve anormale të gjakut.
Faktorët e rrezikut
Shkaqet për paraqitjen e degjenerimit senular makular nuk janë befasuese. Nëse është e pranishme si sëmundje familjare, rreziku që të shfaqet në brezat e ardhshëm është më i lartë. Faktorë shtesë nga mjedisi që ndikojnë të manifestohet gjeni për shfaqjen e sëmundjes janë pirja e duhanit (dyfishon rrezikun), tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, aktiviteti i dobët fizik, ushqyerja e dobët. Një faktor shtesë është rrezatimi UV, prandaj rekomandimi për të mbajtur syze me mbrojtje UV gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në verë.
Diagnostikimi i degjenerimit makular
Degjenerimi senular makular zakonisht zbulohet rastësisht, gjatë një kontrolli të rregullt oftalmologjik duke kontrolluar mprehtësinë vizuale dhe zgjerimin e bebëzës. Zakonisht në fillim, nuk ka kurrfarë simptomi pas shikimit. Kur simptomat janë të pranishme, kjo do të thotë se faza është më e avancuar.
Doktori që ka parë ndryshime në drejtim të degjenerimit senular makular rekomandon të bëhet një incizim OCT. Incizimi OCT është një metodë jo-invazive, pa rrezatim që punon në parimin e valëve me ultratinguj dhe siguron të dhëna tre-dimensionale për të gjitha shtresat e retinës. Kështu na jep mundësinë të vizualizojmë ndryshimet e retinës, t’i masim ato (madhësinë e druideve) dhe të parashikojmë përparim të mëtejshëm bazuar në pamjen e tyre.
Gjithashtu, me ndihmën e OCT incizimit, ne mund të masim efektet e trajtimit në mënyrë që të krijojmë një plan të aplikimit të ilaçeve që është individual dhe i përshtatshëm për atë pacient.
Për shtëpinë, pacienti merr një rrjetë Amsler dhe udhëzime për përdorimin e saj, me qëllim që të bëjë kontroll një herë në javë dhe nëse vëren përkeqësim të gjendjes të paraqitet në kohë për një ekzaminim.
Trajtim i degjenerimit makular
Terapia Anti-VEGF në formë të injeksioneve që jepen direkt në sy, është një mënyrë shumë e suksesshme për të trajtuar formën e lagësht të degjenerimit senular makular. Injeksionet ndalojnë rritjen e enëve anormale të gjakut dhe zvogëlojnë rrjedhjen e lëngjeve në indet përreth. Në atë mënyrë zvogëlohet ënjtja e retinës dhe shikimi përmirësohet. Aplikimi i injeksioneve bëhet në një ritëm të caktuar prej 4 deri në 6 javë në varësi të fazës së sëmundjes dhe llojit të injektimit, derisa gjendja të stabilizohet.
Trajtimi Anti-VEFG, për fat të keq, nuk arrin të shkatërrojë enët e gjakut tashmë të rritura. Prandaj, është e rëndësishme të zbulohet sëmundja sa më herët që të jetë e mundur dhe të fillohet trajtimi menjëherë pas zbulimit, për rezultate më të mira.
Parandalimi i degjenerimit makular
Hulumtimet mbi mënyrat e ndryshme të ushqyerjes dhe dietat e ndryshme, promovojnë ushqimin mesdhetar si mënyra më e mirë për parandalimin e degjenerimit senular makular. Larja e rregullt e dhëmbëve dhe mbajtja e një higjiene të mirë orale zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimit senular makular.
Kompleksi i vitaminave që përmban zink, bakër, vitaminë C, vitaminë E, luteinë, zeaksantinë dhe vitaminë A (beta karoten) ndikon në frenimin e përparimit të mëtejshëm të formës së thatë të degjenerimit senular makular. Këto komplekse vitaminash janë në formën e tabletave ose kapsulave për sy dhe janë të pranishme në barnatore në kombinime të ndryshme.
Kombinimi që është i duhuri për ju duhet t’ua shkruajë mjeku, i cili do të informohet paraprakisht për shprehitë tuaja. Për pacientët që pinë duhan nuk rekomandohet të marrin suplemente të vitaminës A pasi kjo rrit rrezikun e kancerit të mushkërive. Kombinimi i luteinës dhe zeaksantinës mund të kontribuojë në përkeqësimin e problemeve të prostatës tek meshkujt ose moskontrollim i muskujve nga stresit tek gratë.
Në vijim : Rrjeta Amsler për kontroll të pavarur