„Nga të gjitha të drejtat, më e madhe është e drejta e njeriut për të parë“.

Pavarësisht nga vitet, secili ka të drejtë të shohë! I tillë është rasti edhe me z. Selim Spaijoski – i cili në moshën 90 vjeçare, në klinikën tonë,  bëri operimin e kataraktit në të dy sytë. Merita të mëdha për këtë vendim ka djali i tij Islami, i cili në çdo kontroll vinte me babanë e tij.

Derisa bisedonim me Islamin për përvojën e babait të tij në klinikën tonë dhe gjendjen e tij para operimit, në sytë e Selimit vërejtëm lot gëzimi, sepse përfundimisht shihte shumë mirë.

„Babi im ka 90 vjet dhe dy vitet e fundit kishte probleme më sytë – thuajse nuk shihte aspak. Për shkak të moshës së tij kishim frikë ta operojmë. Erdhëm në ‘Sistina oftalmologjia’ në Gostivar në kontroll te d-r Ilir Osmani dhe doktori bukur na sqaroi çdo gjë – si zhvillohet procedura, pse vitet nuk janë problem dhe se gjithçka do të jetë në rregull. Dilema e vetme ishte vallë ta operojë njërin apo të dy sytë që të njëjtën ditë. Në ‘Sistina oftalmologjia’ në Shkup , në ditën e operimit, ia bënë edhe një kontroll dhe në bazë të rezultateve të mira, me d-r Ilirin vendosëm që t’i operohet katarakti në të dy sytë. Operacioni zgjati rreth një orë. Ishim mjaft të emocionuar sepse që nga momenti i parë kur babai doli nga salla e operacionit më tha se sheh! Pas disa ditëve nga operacioni babai im është shumë mirë, ka filluar të shohë gjësende të cilat nuk i shihte më parë: orën, fotografitë e fëmijëve etj. Kjo është ndjenjë të veçantë – unë nuk besoja se babai im do të mund përsëri të shohë, por pritja dhe sqarimet nga ana e doktorit na bindën për operacionin. Jemi shumë të kënaqur nga tretmani i d-r Ilir Osmanit dhe gjithë personeli mjekësor i  ‘Sistina Oftalmologjiа’.“