Qerpikët e gjatë dhe të dendur janë gjithmonë in dhe në modë. Sado bukur të jetë, qerpikët artificial mund të shkaktojnë infeksione në sy, reaksione alergjike dhe në disa raste probleme më serioze me sytë.

Për të kuptuar pse qerpikët artificialë janë një ide e keqe, duhet ditur qëllimi i qerpikëve natyralë.

Funksioni i qerpikëve natyralë është të zvogëlojë rrjedhjen e ajrit në sy, të mbajë lagështinë e tepërt dhe të filtrojë dritën e diellit. Forma dhe pozicioni i tyre i rrumbullakosur është ajo që  ndihmonë të mbrohen sytë tuaj nga këto elemente të jashtme.

Qerpikët artificialë mund të rrezikojnë shikimin tuaj. Kjo sepse sa herë që ka një objekt të huaj afër syrit, ka potencial që diçka të ndodhë. Problemet më të zakonshme që lidhen me mbajtjen e qerpikëve artificialë përfshijnë: lëndimet dhe infeksionet e syve, reaksionet alergjike dhe dëmtimin e qerpikëve tuaj natyralë.

Infeksionet e syve

Infeksionet mund të paraqiten kur bakteret mblidhen nën ngjitësin për qerpikët dhe vetë qerpikun artificial. Nëse qerpikët artificial ruhen dhe ripërdoren ose lihen në një sipërfaqe të pistë para përdorimit, ekziston rreziku i baktereve dhe papastërtive të dëmshme që hyjnë në sy.

Infeksionet gjithashtu mund të vijnë nga harimi për të pastruar qepallat pasi zë hiqen qerpikët artificial  ose nëse ndahen me dikë, duke shkaktuar kontaminim të kryqëzuar, gjë që mund të çojë në konjunktivit.

Reaksione alergjike

Disa njerëz kanë një reaksion alergjik ndaj ngjitësit që përdoret për të mbajtur qerpikët, por një pjesë e vogël në të vërtetë mund të jetë alergjike ndaj fijeve që përdoren për të bërë qerpikë artificialë. Reaksionet alergjike ndaj qerpikëve mund të shkaktojnë pjekje, ënjtje ose skuqje. Reaksionet e rënda alergjike kërkojnë të vizitohet menjëher oftalmolog për të parandaluar çdo humbje të shikimit ose komplikime shtesë.

Dëmtim i syve

Vënia e objekteve të vogla pranë syrit gjithmonë rrezikon dëmtimin e kornesë. Kjo mund të jetë mjaft serioze nëse qerpikët artificiale e acarojnë kornenë ose nëse ngjitësi trashet dhe bie në sy.

Si mund të shmangen problemet me sytë që lidhen me qerpikët artificialë?

Zgjidhja më e mirë për të shmangur problemet e syve që lidhen me qerpikët artificialë është të shmangni mbajtjen e tyre, por nëse doni, mbroni sytë me:

  • Duke kufizuar sasinë e ngjitësit
  • Shmangni qerpikët me shkëlqim ose bizhuteri
  • Heqje jashtëzakonisht e butë e qerpikëve
  • Pastroni qepallat pasi të hiqni qerpikët
  • Shmangni ngjitësin me formaldehid
  • Kurrë mos i ndani qerpikët me të tjerët

Nëse paraqitet ndonjë nga simptomat e mëposhtme pas mbajtjes së qerpikëve artificialë, caktoni një ekzaminim të syve ose konsultim online menjëherë:

  • Dhimbje
  • Skuqje
  • Ndjeshmëri ndaj dritës
  • Ethe
  • Shikim i turbullt
  • Ënjtje