Themelues dhe drejtor i klinikës së syve „Svjetlost“
Prof. spec. oftalmolog dhe kirurg
Fusha e interesit të veçantë:
- kirurgija e refraktive
- kirurgija e kataraktit
- operacioni i strabizmit
- operacioni i glaukomës
- operacioni i glaukomës
Prof. d-r Nikica Gabriq ka kryer Fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në vitin 1988. Specializimin e tij në oftalmologji e ka kryer në Qendrën klinike „Rebro“ në Zagreb nën mentorimin e prof. Kreshimir Çupak, doajen i oftalmologjisë kroate. Doktoratën e ka kryer në vitin 1997. Nga viti 2000 është docent i Fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Rijekës, ndërsa nga viti 2009 është me statusin e profesorit të rregullt.
Në vitin 1998, e ka themeluar poliklinikën „Svjetlost“ e cila në vitin 2010 shndërrohet në klinikë universitare private e syve „Svjetlost“. Nga viti 1998 deri në vitin 2008 është instruktor i kompanisë Alkon për kirurgji të kataraktit në Evropën lindore dhe juglindore. Njëkohësisht është edhe instruktor i kompanisë amerikane AMO për kirurgji refraktive dhe të kataraktit në Slloveni, Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Itali, Poloni dhe Rusi.
Anëtarësi
- Shoqata kroate e mjekëve
- Themelues dhe kryetar i Shoqatës kroate për katarakt dhe kirurgji refraktive
- Akademia kroate e shkencave mjekësore
- Asociacioni kroat për hulumtim në fushën e oftalmologjisë
- Këshilli i Shoqatës evropiane për katarakt dhe kirurgji refraktive
- Shoqata evropiane për banka të syve
- Shoqata evropiane e oftalmologëve dhe Shoqata oftalmologjike evropiane Evropa JL
- Akademia amerikane oftalmologjike
- Shoqata e sëmundjeve të segmentit të parëm të syrit
- Shoqata amerikane për katarakt dhe kirurgji refraktive
Edukime plotësuese
Përkryerje profesionale për kirurgjinë e segmentit të parëm të syrit në qendra mjekësore prestigjioze në Japoni, Gjermani, Britani të madhe, SHBA, Rusi dhe Zvicër.
Vendosja e noviteteve
Ka vendosur operacione të reja në mjekësinë kroate (operimin e kataraktit me ndihmën e ultrazërit, transplantimin e membranave amnionike, sulkus fiskacionin e thjerrëzave intraokulare dhe operimin e kataraktit me vendosje të thjerrëzave intraokulare te fëmijët. Është meritor për avancimin e mjekësisë së transplantimit, me atë që e ka formuar bankën e parë për inde në Kroaci – Lions banka kroate e syve, ndërsa ka ndihmuar të hapen banka plotësuese të syve në Rijekë, Osiek dhe Split.
E ka realizuar edhe operacionin e parë në rajon për korrigjimin e dioptrisë me laser.
Çmimet
Autor dhe bashkautor i mbi 400 punimeve shkencore në revista vendore dhe të huaja, 21 kapituj librash, 5 libra dhe mbi 300 abstrakte. Është pjesë e publikimeve kryesore:
- Gabrić N, Henč-Petrinović Lj, Dekaris I. Complications following two methods of posterior chamber inraocular lens suturing. Documenta Opthalmologica 1996; Vol 92: 107-116.
- Dekaris I, Gabrić N, Karaman Ž, Mravičić I, Kaštelan S, Špoljarić N. Pterygium Treatment with Limbal-Conjunctival Autograft Transplantation. Collegium Antropologicum 2001; 25(Suppl):7-12.
- Gabrić N, Dekaris I, Karaman Ž: Refractive lens exchange for correction of high myopia. European Journal of Ophthalmology, 12:384-87, 2002.
- Barisic A, Dekaris I, Gabric N, Bosnar D, Lazic R, Martinovic ZK, Krstonijevic EK. Blue light filtering intraocular lenses in phacoemulsification cataract surgery. Collegium Antropologicum 2007 Jan;31 Suppl 1:57-60.
- Lazic R, Lukic M, Boras I, Draca N, Vlasic M, Gabric N, Tomic Z. Treatment of anti-vascular endothelial growth factor-resistant diabetic macular edema with dexamethasone intravitreal implant. Retina. 2013 Aug 22.