
Jetojmë në një dinamikë dhe ritëm të shpejtë, ku pjesën më të madhe të kohës sonë e kalojmë në hapsira të mbyllura dhe para kompjuterit. Jam e sigurt që keni dëgjuar shumë mite/të vërteta lidhur me përkeqësimin e dioptrisë. Pra, këtu janë disa dilema për të sqaruar:
Puna para kompjuterit përkeqëson dioptrinë
Janë publikuar disa studime me rezultate për fat të keq pozitive në lidhje me përkeqësimin e dioptrisë dhe punën me kompjuter.
Kur punojmë në afërsi do të thotë që muskuli ynë i syrit (ciliar) është në ngërq të vazhdueshëm duke lejuar akomodimin (shikim nga afër).
Puna e përditshme nga afër ndikon në përshtatjen e fokusit nga afër në distancë dhe anasjelltas, kështu që shpesh kemi ndjesinë se na duhet pak më shumë për të qenë në gjendje të fokusohemi më mirë në objekt. Është një ngërq akomodues.
Tek të rinjtë 20-30 vjeç mund të ndikojë në rritjen e dioptrës, sepse në ato vite syri është ende në rritje dhe zhvillim.
Rekomandohet një ekzaminim subspecialist (ekzaminim i detajuar me zgjerim të bebëzave) për të kontrolluar gjendjen e plotë të shikimit dhe syrit dhe për të rekomanduar mbrojtjen e duhur.
Pirja e duhanit ndikon në dioptri
Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin tonë, por edhe për sytë. Nuk e përkeqëson dioptrinë, por ndikon në enët e gjakut dhe ngushtimin e lumenit të tyre, duke rezultuar në një rrjedhje më të dobët të oksigjenit në të gjithë retinën. Pirja e duhanit ndikon gjithashtu në qendrën e shikimit të qartë (makula) dhe zhvillimin e degjenerimit makular.
Degjenerimi makular kontribuon në humbjen e shikimit në pjesën qendrore të fushës së shikimit dhe e bën të vështirë dhe të pamundur leximin dhe njohjen e fytyrave.
Bërja e ushtrimeve për sytë zvogëlon dioptrinë
Ushtrimet e syve rekomandohen për fëmijët që kanë shikim të dobët me qëllim për të forcuar muskujt e syrit. Ata muskuj na ndihmojnë të lëvizim sytë në të gjitha drejtimet, por ata nuk marrin pjesë në procesin e shikimit. Syri dembel (syri ambliopik) duhet të trajtohet që në moshë të re që të ketë përmirësim.
Ekzaminimi i parë oftalmologjik tek fëmijët rekomandohet të bëhet në moshën 3 vjeçare, por mund të bëhet edhe në moshë më të vogël.
Mbajtja e syzeve përmirëson shikimin
Syzet ose thjerrëzat e kontaktit janë mjete ndihmëse optike që na ndihmojnë të shohim mirë. Nuk janë kurë dhe nuk e kurojnë dioptrinë. Me mbajtjrn e tyre dioptria nuk zvogëlohet dhe nuk zhduket, thjesht na ndihmojnë të jemi funksionalë dhe të mund të kryejmë aktivitetet tona të përditshme në të cilat kemi nevojë për një mprehtësi të mirë vizuale.
Mënyra e vetme për të përmirësuar shikimin është me metodat e korrigjimit të dioptrisë si korrigjimi i dioptrës me laser ose implantimi i thjerrëzave monofokale ose multifokale.
Mbajtja e thjerrëzave të buta të kontaktit stabilizon dioptrinë
Ka meta-analiza të ndryshme që kryhen në grupe të ndryshme të popullsisë. Në disa prej tyre është konstatuar një stabilizim i ndjeshëm i dioptrës, veçanërisht te fëmijët e moshës shkollore (8-15 vjeç). Në të njëjtën popullatë, nuk u gjet asnjë ndryshim domethënës midis mbajtjes së syzeve dhe thjerrëzave të buta të kontaktit.
Disa këshilla për në shtëpi:
- Kaloni më shumë kohë në natyrë
- Mbroni sytë nga dielli (rrezet UV) dhe mbani syze dielli
- Kur punoni para kompjuterit, bëni një pushim të shkurtër çdo 2 orë
- Ha shëndetshëm
- Ndaloni duhanin
- Shkoni për ekzaminime të rregullta të syve