• Disa pacientëve u rekomandohet korrigjimi me laser?

Pacientët duhet të kenë më shumë se tetëmbëdhjetë vjet, sy të shëndoshë dhe dioptri stabile. Kjo në hollësi analizohet gjatë kontrollit, ndërsa për specifikat flasim më çdo pacient veçmas, varësisht nga diagnoza.

  • Sa kohë duhet që të bëhet intervenimi dhe sa kohë zgjat periudha pas operacionit

Periudha pas operimit është e shkurtër, si edhe vetë intervenimi. Pacienti, pas intervenimit shkon me „sy hapur“. Sytë në fillim lotojnë, por vetëm pas disa orëve fotografia bëhet e qartë dhe stabile. Pacienti në 24 orët e para nuk duhet të vozisë. Gjatë javës së parë duhet të vendosë pika, të shmangë pluhurin, fërkimin e syve, ushtrime të rënda ose sporte me kontakt, siç është notimi në pishinë.

  • A mund të bëhet operacioni i të dy syve në të njëjtën kohë?

Ne atë e rekomandojmë: intervenimi të bëhet në të dy sytë njëkohësisht. Përjashtim është kur pacienti ka dioptri vetëm në njërin sy ose për shkak të tij personal, frikë ose ngjashëm, nuk dëshiron t’i operojë të dy sytë njëkohësisht. Në rast të tillë caktohet termin tjetër për syrin e dytë. Nga përvoja e deritanishme, pacientët të cilët kanë vendosur të mos i operojnë të dy sytë njëkohësisht, kanë vërtetuar se kanë gabuar.

  • A mundet pacientët me diabet ta bëjnë këtë intervenim?

Diabeti nuk është kundërindikacion për korrigjim të dioptrisë me laser. Kontrolli para operacionit, përfshin kontroll të retinës dhe nëse gjejmë retinopati diabetike, trajtimi i së njëjtës bëhet prioritet. Në rast të tillë korrigjimi i dioptrisë me laser duhet të prolongohet. Por nëse retina është e shëndoshë, nuk kemi kurrfarë shkaku për prolongim.

  • Si pacientët vendosin për korrigjimin e dioptrisë me laser. A u „ndihmoni“ për vendimin?

Secili pacient i yni është i ndryshëm, ka shkaqe të veta pse nuk dëshiron të operohet, ka dilemat dhe frikët e veta. Pasi që të vendosim cili operacion është më i mirë për pacientin, nëpërmjet bisedës së gjatë ia sqarojmë gjithë procedurën operative dhe çka mund të pritet pas operacionit. Bisedojmë edhe për paragjykimet dhe mitet në lidhje me intervenimin, sepse shumë pacientë vijnë me informatat që i kanë gjetur në internet. Pacienti kështu fiton besim dhe siguri, që është shumë me rëndësi edhe për kryerjen e vetë operacionit.