
Dr. Fanka Gilevska është finaliste në Çmimet Ndërkombëtare Medis për hulumtime mjekësore këtë vit(International Medis Awards for Medical Research)
Gara Ndërkombëtare të hulumtimeve mjekësore Medis është një garë ndërkombëtare për arritjet e jashtëzakonshme hulumtimi në nëntë vende të Europës Qëndrore dhe Juglindore dhe mbulon nëntë fusha mjekësore.
E njohur edhe si “Oskarët për shkencëtarët”, këto çmime janë një mirënjohje për mjekët dhe farmacistët e shquar që, përveç punës së rregullt, kryejnë hulumtime pa të cilat nuk ka risi në mjekësi dhe farmaci, as menaxhimin efektiv të sëmundjeve.
Dr. Fanka Gilevska është një nga dy finalistët në fushën e oftalmologjisë në të cilën merr pjesë me hulumtimin shkencor të realizuar në Sistina Oftalmologji me “A mund të parashikohen ndryshimet në mprehtësinë vizuale dhe astigmatizmin pas kross-linking trajtimit të keratokonusit? (Are changes in visual acuity and astigmatism after corneal cross-linking (CXL) in keratoconus predictable?) e cila ishte botuar në Arkivin e Graefes për oftalmologjinë klinike dhe eksperimentale (Graefes Archive for Clinical and Experimental Ophthalmology).
Dr. Fanka Gilevska është oftalmologe specialiste fusha e së cilës me interes të veçantë është diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve tek njerëzit me diabet, kirurgjia refraktive, diagnostikimi dhe trajtimi të keratokonusit.
Në vitin 2012, Dr. Fanka Gilevska mori çmimin në Kongresin Ndërkombëtar me temë “Korrelacioni midis edemës makulare diabetike dhe mprehtësisë vizuale” në Brac, ndërsa në vitin 2015 mori çmimin Zergolen Chupak për oftalmologu më i mirë i ri, me temë “LASIK – përvojat e para” në Zagreb.
Ngjarja do të zhvillohet në 25 nëntor 2021 në Ljubljanë, Slloveni. Këtë vit, finalistët e konkurrimit janë profesionistë mjekësorë nga Austria, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina.
Lexoni më shumë rreth ngjarjes në International Medis Awards for Medical Research


