dete-laptop-online-nastava

Situata me virusin korona solli deri te sfidat e mëdha digjitale, të ndenjurit në shtëpi vendosi mënyrë të re të organizimit të ditës, mes të cilave edhe aktivitete të shtuara para aparateve elektronike, mësim online si dhe komunikim mes popullatës së.

Në parim, fëmijët dhe studentët nuk janë imunë ndaj paraqitjes së syve të lodhur, të thatë derisa fokusohen në aparatet kompjuterike, për një kohë më të gjatë. Kjo pakëndshmëri solli deri te ajo prindërit më shpesh të konsultohen me oftalmologët, duke kërkuar si t’ua lehtësojnë më të dashurve të tyre.

Që t’ju ndihmojmë, përgatitëm udhërrëfyes, si ta pengoni ngarkimin e tillë digjital të syve.

Shkaqet që sjellin deri te lodhja e syve, shikimi i turbullt, tharja dhe irritimi i syve janë

  • Përpëlitje e zvogëluar derisa përdoren aparatet digjitale;
  • Fokusim në distancë të njëjtë për një kohë më të gjatë;
  • Lexim, shkrim ose punë e pandërprerë ose e vazhduar në afërsi.

Rekomandim nga oftalmologët për zvogëlimin e problemeve të tilla,  çdo 20 minuta, të bëhen 20 sekonda pauzë nga shfrytëzimi i aparateve elektronike. Edhe pse duket thjesht, prapëseprapë ka disa drejtime për ndjekje më të lehtë të kësaj rregulle vitale 20-20?

  • Vendosni kohëmatës, që ta përkujtoni fëmijën tuaj të bëjë pauzë në çdo 20 minuta;
  • Ndonjëherë zëvendësoni librin elektronik me libër të vërtetë;
  • Inkurajoni fëmijët të shikojnë lartë ose jashtë nga dritarja në çdo dy kapituj ose thjesht, t’i mbyllin sytë 20 sekonda;
  • Shënojuani librat pas disa kapitujve, ashtu që kur do t’i përfundojnë të shikojnë lartë. Të njëjtën mund ta bënin edhe me librat elektronike me opsionin “bookmark” (shënues).

Përveç çlodhjes, në kushte të mësimit online është mirë të bëhet „klasa shtëpiake “, sepse këndet, qasja dhe mënyra e uljes po ashtu luajnë rol të madh në zvogëlimin e ngarkesës së syve.

Ja disa rekomandime se si ta përmirësoni vendin e mësimit, punës ose lojës:

  • Nxënësit të shikojnë në aparatet digjitale në largësi sa është gjatësia e dorës, gjegjësisht në largësi prej rreth 45 – 60 cm nga vendi i uljes. Do të ishte ideale nëse vendndodhja e monitorit është në nivelin e njëjtë me sytë. Tabelat po ashtu duhet të mbahen në largësi sa është gjatësia e dorës;
  • Që ta zvogëloni shkëlqimin, vendosni dritën pas shpinës, e jo pas ekranit të kompjuterin;
  • Përshtateni dritën dhe kontrastin e ekranit që të jenë më komod;
  • Të mos e shfrytëzojnë aparatin jashtë ose në vende të ndritshme, shkëlqimi i ekranit mund të shkaktojë lodhje të syve;
  • Shmangni përdorimin e aparatit në hapësirë të errët , ashtu siç zgjerohet bebëza për t’u akomoduar me errësirën, dritën e ekranit mund ta përkeqësojë fotografinë dhe të shkaktojë ndjenjën e pakëndshmërisë;
  • Të mos e shfrytëzojnë aparatin 30 – 60 minuta para gjumit . Drita e kaltër mund t’ua çrregullojë gjumin. Zgjidhje tjetër që ta zvogëloni ekspozimin në dritën e kaltër është të kaloni në “dark mode” (regjim të errët) ose ndonjë të ngjashëm.

Studimet tregojnë se përdorimi i shtuar i këtyre aparateve digjitale ose puna e shtuar nga afër pa pushim sjellin deri te e ashtuquajtura epidemi e shkurtpamësisë te nxënësit dhe studentët.

Sidoqoftë, oftalmologët rekomandojnë prindërit të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët jashtë në hapësirë të hapur duke pasur parasysh gjendjen aktuale. Kuptohet, është e dobishme të merren me ndonjë aktivitet të caktuar sportiv, për funksionalitet më të mirë të trupit, ndjenjë të ngopjes dhe distrakcionit nga aparatet elektronike. Posaçërisht për ju “Sistina Oftalmologjia” me ekipin e oftalmologëve është në dispozicion nëpërmjet opsionit “Konsultime online me mjekun e syve. Nëse keni çfarëdo lloj pyetjesh në lidhje me terapinë, dilemat të cilat i keni rreth shëndetit të syve të fëmijëve tuaj dhe efektin që e shkaktojnë aparatet elektronike, mund të konsultoheni nëpërmjet video-bisedës me oftalmologun specialist.