Ju tashmë e dini se ne duhet të mbrojmë sytë tanë nga rrezet UV në diell, sepse mund të ndodhë  djegie në sy. Djegiet në sy janë një inflamacion i dhembshëm i kornesë tamam si një djegie në lëkurë. Ngjashëm me lëkurën tuaj, simptomat e syve të djegur përfshijnë dhimbje, pjekje, skuqje dhe ndjeshmëri.

Pasi të vëreni këto simptoma, tashmë keni kaluar shumë kohë të pambrojtura në diell. Por, a e dinit se mund të paraqiten djegie në sy edhe në borë?  I njohur si photokeratitis, “verbëria e dëborës” konkretisht i referohet humbjes së përkohshme të shikimit të shkaktuara nga inflamacioni i kornesë, si rezultat i ekspozimit të tepruar ndaj rrezatimit ultravjollcë, tipike nga dielli.

Në një mot të tillë me dëborë, nuk ka fëmijë ose të rritur që nuk duan të dalin jashtë dhe të gëzojnë bukurinë e dëborës. Por duhet pasur kujdes në mbrojtjen e duhur të syve. Dëbora mund të pasqyrojë 80% rreze UV ose më shumë.

Njerëzit që kënaqen me sportet dimërore në natyrë, të tilla siç janë skijimi, snowboarding ose hiking, kanë dy herë më shumë mundësi të kenë verbim të dëborës, pasi rreziku i dëmtimit të syve rritet në lartësi më të mëdha, ku rrezet UV të diellit janë më të forta.

Simptomat e papritura të verbimit të borës mund të jenë tmerruese. Përveç syve të kuq, të dhimbshëm, të irrituar, simptoma të tilla si:

  • Ndjeshmëri ndaj dritës
  • Ndjesi sikur ka diçka në sytë e tu.
  • Shikim të turbullt
  • Sy të përlotur
  • Dhembje koke
  • Haloa rreth dritave
  • Sy ose qepallat të ënjtura

Lajmi i mirë? Verbëria e borës është gjithashtu e përkohshme dhe mund të parandalohet plotësisht. Syzet e borës/sportit ose syzet e diellit që bllokojnë 100% të rrezeve UV mund të parandalojnë verbimin e dëborës.  Është e rëndësishme të mbani syze mbrojtëse sa herë që jeni jashtë në dritën e diellit për periudha më të gjata, madje edhe në ditë me mjegulla. Rrezet UV depërtojnë në re, edhe pse mendoni se nuk keni nevojë për syze dëbore, do t’ju rekomandonit t’i mbani vazhdimisht.

Nëse keni verbëri dëbore dhe nuk jeni në gjendje të vini në spital, caktoni një konsultim online me oftalmologët tanë dhe hiqni shqetësimet në të njëjtën kohë!