Për shumë njerëz, mbajtja e syzeve është një shqetësim dhe ata po kërkojnë një zgjidhje për të parë qartë që të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre në jetën e përditshme. Ky është momenti kur shumë njerëz do të kalojnë nga syzet në thjerrëzat e kontaktit ose do të mendojnë për korrigjimin e dioptrisë me laser. Kur bëhet fjalë për shikim të qartë, gjithmonë ka pasur një debat se çka është më mirë dhe më e sigurt – korrigjimi i dioptrisë me laser ose thjerrëzat kontakti?

Sipas hulumtimeve të fundit, përgjigja e pyetjes është korrigjimi i dioptrisë me laser. Jo vetëm lidhur me shikimin e qartë që merr pacienti, shmangien e infeksioneve serioze dhe sigurinë e metodës, por edhe nga aspekti financiar i afatgjatë. Thjerrëzat e kontaktit janë një variant më i lirë se korrigjimi me laser i dioptrisë në një afat të shkurtër, por në afat të gjatë ato janë edhe tre herë më të shtrenjta se ndërhyrja.

Thjerrëzat e kontaktit që blihen çdo muaj do t’jua paguajnë korrigjimin e dioptrisë me laser brenda 1 viti. Më së shpeshti intoleranca e thjerrëzës së kontaktit zhvillohet pas 15 vjetësh të mbajtjes, ndërsa korrigjimi i dioptrisë me laser korrigjon dioptrinë deri në vitet e 50-të kur fillon procesi natyral i plakjes së trupit dhe syve tanë dhe mund të ndodhin ndryshime në shikim.

Sa i përket sigurisë, sipas një hulumtimi nga revista Archives of Ophthalmology, njerëzit që mbajnë thjerrëza kontakti janë më të prirur ndaj infeksioneve serioze të syve sesa pacientët që kanë bërë korrigjimin me laser të dioptrisë.

Rreziqet e thjerrëzave të kontaktit janë:

  • Infeksionet e zakonshme të syve dhe alergjitë;
  • Zhvillimi i intolerancës së thjerrëzave të kontaktit;
  • Zhvillimi i keratokonusit;
  • Sy i thatë;
  • Konjunktivit kronik.

Rreziqet e korrigjimit të dioptrisë me laser:

  • Sy i thatë i përkohshëm;
  • Shfaqja e mundshme e haloave në orët e natës.
  • Siç përparon teknologjia e korrigjimit të dioptrisë me laser, këto rreziqe vazhdojnë të pakësohen.