Kohët e fundit besoj se e hasni shpesh këtë term dhe shumë prej jush tashmë kanë një mendim të caktuar për vetë korrigjimin e dioptrës me laser. Korrigjimi i dioptrisë nuk është vetëm një ndërhyrje estetike, por rikthen funksionalitetin në jetën e përditshme, pa u varur nga ndihmëset e syve. Me siguri secili prej jush të paktën një herë në jetë e ka gjetur veten në një situatë ku ju janë thyer syzet, apo keni shkuar me pushime/ski pa marrë thjerrëzat e kontaktit dhe e dini se sa i madh është ky problem. Ju mund ta shijoni udhëtimin në maksimum.

Nëse dyshoni se a është është zgjidhja e duhur për ju, ja çfarë duhet të dini:

Korrigjimi i dioptrisë me laser është i sigurt

Korrigjimi i dioptrisë me laser aplikohet në botë për më shumë se 30 vjet, këtu në Sistina Oftalmologji tash më 10 vite dhe më shumë se 10.000 ndërhyrje, dhe më shumë se 50 milionë njerëz në botë e kanë bërë këtë ndërhyrje.

Një metodë revolucionare, me ndihmën e së cilës dioptria hiqet shpejt, pa dhimbje dhe në mënyrë të sigurtë, pacientët nuk kanë nevojë për ndihmën e syve (syze dhe thjerrëza) pas vetë ndërhyrjes.

Laseri kontrollohet nga softueri duke përdorur një kompjuter që ka një sistem për monitorimin e lëvizjeve të vogla që mundëson që rrezet ultravjollcë të drejtohen në vendin e saktë (dioptria e gabuar ose pjesa tjetër e syrit nuk mund të mprehet). Ndërsa mbajtësi i kapakut nuk lejon lëvizjen e syrit gjatë vetë ndërhyrjes.

Dioptria korrigjohet plotësisht pavarësisht nëse është “-“, “+” apo astigmatizëm.

Kthimi në aktivitetet e përditshme për 3-5 ditë

Fakti që kryhet nën anestezi me pika dhe zgjat vetëm disa minuta, ndjesia e parehatisë është e shkurtër dhe vetë procedura është krejtësisht pa dhimbje.

Menjëherë pas ndërhyrjes, ju shkoni në shtëpi, pa fjetur në spitalin tonë.
Në 24 orët e para mund të ketë rritje të lotimit, gërvishtjeve, shikimit të turbullt sikur të shikonit nëpër ujë. Një ditë pas ndërhyrjes, 98% e pacientëve arrijnë shikimin maksimal.

Tashmë pas ditës së pestë të ndërhyrjes, një numër i madh pacientësh i rikthehen detyrave të përditshme të punës, por sigurisht që duhet t’u përmbahen udhëzimeve që u janë dhënë.

Caktoni një ekzaminim për korrigjimin e dioptrisë me lazer

Është një ekzaminim i detajuar që zgjat rreth 2 orë dhe ekzaminon çdo segment të syrit tuaj. Kontrollohen dioptritë subjektive dhe objektive, si dhe topografia e kornesë (pra analiza pentakame), pamja 3D e kornesë suaj. Për të parë simetrinë, lakimin, trashësinë e saj. Në fund të ekzaminimit, mjeku jep një përfundim për gjendjen e syve tuaj, ju tregon nëse jeni kandidat për korrigjim të dioptrisë me laser dhe cila metodë është e përshtatshme për ju.

Gjatë ekzaminimit, mund të diskutoni lirisht me mjekun tuaj për të gjitha pyetjet dhe paqartësitë që keni.

Pse të bëni një korrigjim të dioptrisë?

  • Në më pak se 30 minuta e zgjidhni përgjithmonë problemin me dioptrinë dhe mbajtjen e syzeve dhe thjerrëzave të kontaktit
  • Mund të shijoni aktivitetet sportive
  • Vozitja natën nuk do të jetë më një makth.
  • Për 3-5 ditë ju ktheheni në detyrat tuaja të përditshme
  • Për një jetë pa kufizime

Deri herën tjetër,

dr. Violeta Shijakova

spec. oftalmolog

Biografia