
Vera është këtu, por ju akoma nuk mbani syze dielli?
Moti i ngrohtë, deti, buzëqeshjet, pushimet verore sapo kanë filluar po me atë edhe infeksionet verore. Qysh të vegjël fëmijët mësojnë të pinë shumë ujë sa është verë, të mos dalin pasdite, sepse mund të marrin goditje nga dielli. Por detaji më i rëndësishëm në të gjithë historinë është harruar, mbrojtja e syve dhe infeksionet verore.
Mbroni lëkurën nga djegiet, por nuk i mbroni sytë. Simptomat e djegieve në sy janë të ngjashme me djegiet e lëkurës, pickim, lotim dhe dhimbje. Përveç kësaj, renditim disa pasoja dhe infeksione që mund të merren nga kujdesi i pamjaftueshëm për sytë.
Syri thatë
Syri i thatë nuk ndodh vetëm në verë si pasojë e infeksioneve të verës, por temperaturat e larta për këtë fenomen kanë një ndikim të madh. Në fakt, syri i thatë krijohet për shkak të sasisë së pamjaftueshme të lotëve që nuk mund të lagin syrin, ajo krijon irritim dhe shumë shpesh dhimbje.
Konjuktivit
Një nga fenomenet më të zakonshme të syve, konjunktiviti ose në gjuhën popullore si sy i kuq. Mund të shfaqet në të dy sytë. Simptomat e këtij fenomeni janë skuqja, kruajtja dhe lotimi i syve. Konjunktiviti mund të shkaktohet nga një baktere ose ndonjë lloj infeksioni virusal ose tjetër.
Konjunktiviti mund të transmetohet tek të tjerët nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose duke përdorur së bashku të njëjtin objekt.
Elbi
Elbi është inflamacion i gjëndrave dhjamore të qepallave të sipërme ose të poshtme. Paraqitet në formë të një rritje si kokërr në kapakun e syrit, i cili është krijuar në mënyrë të natyrshme dhe mund të zgjasë 7 deri në 10 ditë. Dhembjet dhe skuqja e përcjellin elbin bashkë me ënjtjen. Kruajtja e syrit, përderisa elbi është aktiv, nuk lejohet sepse gjendja mund të përkeqësohet.
Alergji
Poleni është i pranishëm gjatë verës kudo. Prandaj, alergjitë janë në një nivel të lartë. Alergjia e syrit mund të ndodhë nga temperatura, niveli i pjalmit, pluhuri dhe lagështia. Simptomat e alergjisë përfshijnë skuqje, kruarje, irritim.
Si të parandalohen infeksionet verore dhe fenomenet e syve:
Mbajtja e higjienës të syzave, thjerrëzave për sytë
- Të mos preken ose fërkohen sytë
- Mos ndani të njëjtën peshqir, produkte kozmetike me të tjerët
- Gjithmonë të mbani syze dielli jashtë
- Me syze zhytjeje kur notojmë.
- Nëse ju paraqitet ndonjë simptomë, vizitoni oftalmologun dhe filloni trajtimin në mënyrë që të mos ndodhin infeksione të tjera verore të syve ose të kontaktoni SOS Summer Eyecare dhe të caktoni konsultimin tuaj online.
Marrja e terapisë vetëm është e papranueshme! Patjetër të konsultoheni me oftalmolog.