Ерозија на очите

Erozioni i syve ndodh në kornenë e vetë syrit. Është një lloj gërvishtje në korne. Kornea është një shtresë e përparme pa ngjyrë e syrit, qëllimi kryesor i së cilës është mbrojtja e syrit tonë. Ka disa lloje erozionesh, disa mund të kalojnë më lehtë duke vendosur pika të rekomanduara nga oftalmologu, ndërsa të tjerat mund të përfundojnë me operacion.

Pavarësisht nga shkaku i paraqitjes së erozionit në sy, është shumë e rëndësishme që të njihni simptomat në atë moment dhe t’ia shpjegoni ato oftalmologut tuaj.

Simptomat e erozionit në korne mund të jenë:

  • skuqje, ënjtje,
  • dhimbje të forta në sy,
  • zvogëlim i mprehtësisë vizuale.

Maskat mbrojtëse gati 2 vite kanë qenë pjesë e gardërobës sonë. Vendosja e duhur dhe e kujdesshme e maskës në fytyrën suaj do t’ju mbrojë nga lëndime apo gërvishtje në sytë tuaj. Këto lëndime në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, por mund të jenë të dhimbshme. Megjithatë, nëse nuk trajtohen mund të çojë në infeksione në sy që mund të shkaktojnë komplikime serioze në syrin dhe shikimin.

Nëse diçka ju hyn në sy, lëndoheni ose gërvishtni veten me maskën mbrojtëse, konsultohuni me oftalmologun tuaj.

Si të vendosni dhe të nxirrni maskën mbrojtëse në fytyrë:

Hapi 1: Lani duart ose dezinfektoni.

Hapi 2: Hiqeni maskën nga letra mbrojtëse dhe kontrolloni në çfarë gjendje është.

Hapi 3: Kontrolloni se në cilën anë është maska. Pjesa metalike e maskës shkon mbi hundën tënde. Pjesa e bardhë e maskës është për pjesën e brendshme, ndërsa pjesa blu duhet parë nga jashtë.

Nëse përdorni një maskë KN95 atëherë gjithçka që duhet të bëni është të keni kujdes që palosja metalike të jetë mbi hundën tuaj.

Hapi 4: Në varësi të llojit të maskës që mbani, ndiqni këto udhëzime.

Maskë për fytyrë me lidhëse për vesh

Mbani maskën për lidhëset dhe vendoseni në fytyrë, në fillim në njërin vesh dhe pastaj në tjetrin.

Maskë për fytyrë me të lidhur

Sille maskën në nivelin e hundës dhe vendosni lidhëset në kupë të kokës dhe lidhi. Pastaj merrni lidhëset e poshtme, nga një në secilën dorë dhe shtrëngoni në pjesën e prapme të kokës.

Maskë për fytyrë e shtrënguar me shirit përshtatës

Mbani maskën për majën e saj, duke i lejuar shiritat për kokë të varen lirisht nën duart. Sille maskën në nivelin e hundës dhe tërhiqe shiritin e sipërm mbi kokë, në mënyrë që ajo të shtrihet mbi kupën e kokës. Tërhiqe rripin e poshtëm mbi kokë ashtu që do të qëndrojë në pjesën e pasme të kokës.

Hapi 5: Shtypni pjesën metalike që ta poziciononi në hundën tuaj, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për të hyrë ose dal ajri.

Hapi 6: Tërhiqni fundin e maskës mbi gojë dhe mjekrën.

Është shumë e rëndësishme të mos prekni sytë me maskën mbrojtëse në mënyrë që të mos ketë erozion (kruajtje) ose dëmtim të syrit. Gjithashtu, maska mbrojtëse duhet të vendoset bukur në hundë dhe të mos ka hapësirë që ajri i ngrohtë të drejtohet në sytë tuaj dhe të thanë sytë tuaj.

Për fat të keq, pandemia ende vazhdon dhe maskat mbrojtëse duhet të mbahen kudo. Mbajtja e duhur dhe e kujdesshme e maskës mbrojtëse në fytyrën tuaj është vendimtar për shmangien e erozionit (gërvishtjet) në sy nga një maskë mbrojtëse. Nëse ju ndodh të lëndoheni me një maskë mbrojtëse, konsultohuni me oftalmologët tanë.