
Specialist oftalmolog dhe kirurg
Fusha e interesit të veçantë:
- kirurgija e refraktive
- dijagnoza dhe trajtimi i keratokonus
- dijagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve te personat me diabet
- trajtimi medikamentoz i sëmudnjeve të retinës
Nga afër me dr. Fanka Gilevskën
„Deri te zgjidhja me e mirë vijmë me edukimin e pacientëve“
- Profesioni juaj është fisnik, por edhe shumë kompleks. Çfarë ju motivon më shumë gjatë punës?
Secili pacient në ambulancën time vjen me storjen e tij oftalmologjike. Rruga deri te shërimi gjithmonë është e ndryshme dhe çdoherë shkojmë bashkë.
Motivim tjetër është puna hulumtuese. Ai del nga nevoja për t’i analizuar dhe modeluar protokollet në punë, por edhe nga mënyra ime sistematike e qasjes ndaj pacientit. Para tri viteve u regjistrova në studime për mjekësi, në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Aty e rrumbullakova hulumtimin tim në fushën e kirurgjisë refraktive-keratokonus. Besoj se hulumtimi im do të gjejë zbatim në praktikën e çdo oftalmologu.
- Çfarë metode është korrigjimi i shikimit me laser?
Ajo është pjesë e kirurgjisë refraktive, metodë efikase me të cilën në mënyrë të shpejtë, pa dhimbje, të sigurt dhe të përhershme mund të çliroheni nga aksesorët për shikim. Bëhet fjalë për rimodelim laserik të kornesë. Kjo mund të bëhet varësisht nga parametrat para operimit të kornesë dhe nga madhësia e dioptrisë. Te disa pacientë korrigjimi i dioptrisë bëhet me implementimin e thjerrëzave intraokulare. Kjo na jep të drejtë të themi se ka zgjidhje për secilin.
- Cilat janë përfitimet nga korrigjimi i dioptrisë me laser?
Korrigjimi i dioptrisë me laser është një nga procedurat më të përdorura refraktive në botë. Shumicës së njerëzve, aksesorët e shikimit, syzet dhe thjerrëzat u pengojnë në kryerjen e punëve dhe aktiviteteve të përditshme. Për shembull, kur bëhet sport, ose te vozitësit profesionistë ato nuk janë të lejuara. Me këtë metodë, e cila zgjat vetëm pesëmbëdhjetë minuta, pacienti mund të funksionojë sikur asnjëherë nuk ka pasur dioptri. Rezultati është i përhershëm.
- Disa pacientëve u rekomandohet korrigjimi me laser?
Pacientët duhet të kenë më shumë se tetëmbëdhjetë vjet, sy të shëndoshë dhe dioptri stabile. Kjo në hollësi analizohet gjatë kontrollit, ndërsa për specifikat flasim më çdo pacient veçmas, varësisht nga diagnoza.
- Sa kohë duhet që të bëhet intervenimi dhe sa kohë zgjat periudha pas operacionit
Periudha pas operimit është e shkurtër, si edhe vetë intervenimi. Pacienti, pas intervenimit shkon me „sy hapur“. Sytë në fillim lotojnë, por vetëm pas disa orëve fotografia bëhet e qartë dhe stabile. Pacienti në 24 orët e para nuk duhet të vozisë. Gjatë javës së parë duhet të vendosë pika, të shmangë pluhurin, fërkimin e syve, ushtrime të rënda ose sporte me kontakt, siç është notimi në pishinë.
- A mund të bëhet operacioni i të dy syve në të njëjtën kohë?
Ne atë e rekomandojmë: intervenimi të bëhet në të dy sytë njëkohësisht. Përjashtim është kur pacienti ka dioptri vetëm në njërin sy ose për shkak të tij personal, frikë ose ngjashëm, nuk dëshiron t’i operojë të dy sytë njëkohësisht. Në rast të tillë caktohet termin tjetër për syrin e dytë. Nga përvoja e deritanishme, pacientët të cilët kanë vendosur të mos i operojnë të dy sytë njëkohësisht, kanë vërtetuar se kanë gabuar.
- A mundet pacientët me diabet ta bëjnë këtë intervenim?
Diabeti nuk është kundërindikacion për korrigjim të dioptrisë me laser. Kontrolli para operacionit, përfshin kontroll të retinës dhe nëse gjejmë retinopati diabetike, trajtimi i së njëjtës bëhet prioritet. Në rast të tillë korrigjimi i dioptrisë me laser duhet të prolongohet. Por nëse retina është e shëndoshë, nuk kemi kurrfarë shkaku për prolongim.
- Si pacientët vendosin për korrigjimin e dioptrisë me laser. A u „ndihmoni“ për vendimin?
Secili pacient i yni është i ndryshëm, ka shkaqe të veta pse nuk dëshiron të operohet, ka dilemat dhe frikët e veta. Pasi që të vendosim cili operacion është më i mirë për pacientin, nëpërmjet bisedës së gjatë ia sqarojmë gjithë procedurën operative dhe çka mund të pritet pas operacionit. Bisedojmë edhe për paragjykimet dhe mitet në lidhje me intervenimin, sepse shumë pacientë vijnë me informatat që i kanë gjetur në internet. Pacienti kështu fiton besim dhe siguri, që është shumë me rëndësi edhe për kryerjen e vetë operacionit.
- Çka ndikon më shumë në sjelljen e pacientëve?
Shumica e sëmundjeve mund të pengohen para se të fillohet me shërimin. Prandaj më të rëndësishëm janë kontrollet e rregullta oftalmologjike. Edukimi i pacientëve, nëpërmjet bisedave me to, mund ta fshijë stereotipin se te doktori shkohet vetëm kur je i sëmurë. Nga ana tjetër, duhet të kihet besim te mjeku, se nuk do të imponohet shërim ose intervenim. Përkundrazi, me pacientët bashkërisht, vijmë deri te zgjidhja ideale për korrigjimin e shikimit.
- Ju jeni tip i gruas e cila mënyrën e shëndetshme e ka stil të jetës. Si e krahasoni konceptin e tillë?
Secili prej nesh ka edhe shprehi jo të shëndetshme. E shoh jetën si balans mes të dyjave. Kam ndjenjën se kur keni më shumë vite, kemi edhe më shumë shprehi të shëndetshme sesi të ndjejmë se organizmi mund më pak ta kompensojë. Unë biçikletën e kam mjet transporti deri në punë dhe anasjelltas. Ashtu ishte edhe kur shkoja në shkollë të mesme dhe në fakultet si dhe në Zagreb gjatë specializimit. Djalin tim fillova ta vozis më biçikletë të njëjtin muaj kur filloi të rrijë ulur. Shprehi e shëndetshme të cilën shumë e më shumë e synoj është gjithçka që mund të më sjellë mendime të qeta. Shumë i pëlqej shëtitjet e gjata në natyrë.
- Visheni si e re dhe lirshëm, nuk jeni peng i markave dhe thuajse asnjëherë nuk mbani take të larta dhe tualete të papërshtatshme që të jeni e rregulluar në mënyrë të përkryer. Sipas jush çka është grua me stil?
Në mungesë të vlerave personale njerëzit fshihen pas të huajave. Markat janë vetëm formë vizuale pas së cilës mund të fshihet ndonjë zbrazëtirë. Stili është përmbajtje dhe mënyrë e njohjes së personalitetit. Unë ndjehem shumë e rregulluar në atletet e mia. Shikoj se sa e më shpesh i mbajnë, si duket u bënë trand.
- Profesioni juaj kërkon angazhim të madh. A ju ndihmon partneri në kryerjen e obligimeve shtëpiake?
Nuk ka një gjë të tillë si puna e grave – u thotë Bibi Kolosëve.
- A janë dhe sa janë te ne gratë të emancipuara?
Në këtë temë mund të flasim nga pozita e privilegjuar. Pa dallim të punës personale, jam vetëdijshme sa më ka ndihmuar arsimimi cilësor, prindërit pa paragjykime dhe miqtë e vërtetë. Kjo më mbron nga diskriminimi eventual, sepse jam grua. Shumica e grave nuk i kanë privilegjet e lartpërmendura. Diskriminimi i grave, te ne, për fat të keq është problem real i pranishëm dhe i shtresuar.