Specialist oftalmolog

Fusha e interesit të veçantë:

  • kirurgija refraktive
  • dijagnostikim i sëmundjeve të syve
  • dijagnostikim dhe trajtim i djendjeve te personat me diabet

Nga afër me dr. Aleksandra Goçeva Jerçiqin

„Në komunikim me pacientin çdoherë mbizotërojnë emocionet pozitive“

  • Cila pjesë e oftalmologjisë është specializim i juaj?

Specializimin në oftalmologji e mbarova në Sofje, ku kisha mundësi të mësoj nga retinologët dhe kirurgët retinalë më të mirë në rajon. Atëherë, sëmundjet e retinës u bënë pjesa më e preferuar e oftalmologjisë. Mendoj se kontrolli i retinës mund shumë të zbulojë, jo vetëm në lidhje me sëmundjet e syrit, por edhe për shëndetin e gjithë trupit. Në sy kemi mundësi të vetme unike drejtpërdrejtë ta ndjekim qarkullimin në retinë dhe me këtë t’i shohim enët e gjakut, që janë përfaqësues të enëve të gjakut në tru.

  • Ju e udhëhiqni qendrën diagnostikuese të Sistina oftalmologjisë në Manastir. Çfarë do të thotë angazhimi i tillë profesional?

Angazhimi im, bashkë me kolegët tjerë në Sistina oftalmologjia, është që spitali në Manastir të jetë qendër diagnostikuese rajonale për shërim të sëmundjeve të retinës. E ecim atë rrugë dhe pothuajse është i dukshëm caku.

  • Cilat janë përvojat tuaja me korrigjimin e dioptrisë me laser?

Në Sistina oftalmologjia me shumë sukses e kryejmë këtë intervenim që nga viti 2015. Ne jemi qendra e vetme në Maqedoni, që është e specializuar për realizimin e të gjitha metodave për korrigjimin e dioptrisë me laser. Pacientët të cilët bëjnë operacion të tillë në realitet janë persona të rinj dhe të shëndoshë të cilët dëshirojnë të çlirohen nga syzet ose thjerrëzat e kontaktit. Ai është freskim i vërtetë për oftalmologët, sepse pas kontrollit prej dy orëve, me korrigjimin e dioptrisë me laser i cili zgjat pesëmbëdhjetë minuta, pacientët përgjithmonë janë të çliruar nga aksesorët për shikim dhe shkojnë të lumtur nga spitali.

  • Ç ‘është degjenerimi makular?

Ajo është sëmundje e cila çon deri te zvogëlimi progresiv i shikimit qendror. E sulmon makulën, pjesën qendrore të retinës, e cila posedon miliona qeliza fotoreceptore të cilat i kapin impulset e dritës, gjegjësisht fotografinë që e shohim. Me kalimin e kohës, ato qeliza e humbin funksionin e tyre dhe vdesin, kryesisht pasi që syri plaket.

Sëmundja ka dy forma: të thatë dhe të njomë. Te e thata ka shtresim të mbetjeve nga metabolizmi i retinës nëpër vite, të cilat çojnë deri te dobësim i ngadalshëm i shikimit. Te forma e njomë vjen deri te rritja e enëve të reja abnormale të gjakut ne hapësirën nën retinë dhe ato e çrregullojnë ndërtimin e tyre, avancojnë dhe shkaktojnë ënjtje dhe gjakderdhje. Nga kjo sëmundje vuajnë personat më të vjetër se gjashtëdhjetë vjeçar, më shpesh femrat.

  • Cilat janë simptomat e saj, e cilët faktorët e rrezikut?

Simptomat e para ndjehen kur pacientët i shohin gjësendet, shkronjat, fytyrat me shtrembërim ose turbullim në fokus, humbet aftësia për dallimin e detaleve të imëta, pason paraqitja e njollës së përhimët në qendër, e cila gradualisht zgjerohet dhe bëhet e errët dhe e patejdukshme. Shikimi periferik nuk është i prekur, kështu që për fat kjo sëmundje rrallë sjell deri te verbërimi i tërësishëm. Ashtu siç sëmundja avancon fillojnë vështirësitë me menaxhimin e punëve të thjeshta të përditshme si leximi, vozitja, njohja e personave dhe njerëzit bëhen më të varur edhe nga më të afërmit e tyre.

Sëmundja është ngushtë e lidhur me moshën, nga e cila vjen edhe emri i saj – age related macular degeneration. Faktor i dëshmuar gjenetik i rrezikut me predispozitë gjenetike – gjen i izoluar që është përgjegjës për këtë sëmundje dhe zakonisht aktivizohet pas viteve të gjashtëdhjeta të jetës. Faktorët tjerë të rrezikut janë: duhani, obeziteti, shtypja e lartë e gjakut.  

  • Si diagnostikohet dhe shërohet degjenerimi makular?

Diagnoza vendoset me anë të kontrollit oftalmologjik i cili përfshin përcaktimin e mprehtësisë së shikimit, kontroll rrënjësor të pjesës fundore të syrit dhe tomografi të retinës. Shumë shpesh ngelet pa diagnostikuar në fazën e saj të hershme, sepse jo çdo kund është praktikë që të zgjerohen bebëzat dhe të shihet pjesa fundore e syrit te pacientët të cilët nuk ankohen për shtrembërim të fotografisë, gjegjësisht vështirësi gjatë leximit. Shërimi i formës së njomë gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit përjetoi revolucion të vërtetë me vënien në përdorimin të ilaçeve që aplikohen në mënyrë intravitreale, gjegjësisht jepen injeksione në sy. Injeksionet janë pa dhimbje, shfrytëzojmë anestezion lokal në formë të pikave.

  • A mundet të parandalohet?

Nuk mund të ndikojmë në natyrën gjenetike të sëmundjes. Parandalimi kryesor është ndryshimi i shprehive, shumë perime dhe pemë në ushqim, aktivitet fizik, kontroll të shtypjes së gjakut, glikemisë dhe yndyrave në gjak. Me zbulimin e hershëm dhe terapi adekuate mund dukshëm të vazhdohet cilësia e jetës së njerëzve të cilët vuajnë nga kjo sëmundje.

  • A vuajnë të dy sytë përnjëherë nga kjo sëmundje?

Më shpesh vuajnë të dy sytë, por në stadium të ndryshëm të sëmundjes. Te ne për fat të keq pacientët vijnë kur njëri sy është në fazë shumë të avancuar.

  • Si reagojnë pacientët kur e dëgjojnë diagnozën?

Pacientët vijnë me dyshim për perde të pleqërisë ose për ndryshim të dioptrisë dhe shumica e tyre për herë të parë ballafaqohen me diagnozën degjenerim makular. Duhet hollësisht t’u sqarohet që ta kuptojnë sa është serioze dhe cilat janë pasojat nëse nuk trajtohet.

  • Si është qasja juaj ndaj tyre?

Qasja ndaj pacientëve varet nga ajo se çfarë emocionesh kanë. Më e rëndësishme është që të tejkalohet frika dhe të zgjidhen dilemat të cilat ata i kanë. Kjo mund të arrihet vetëm me bisedë të hapur në të cilën do të mbizotërojnë emocionet pozitive.

  • Manastiri qytet nikoqir i festivalit të njohur ndërkombëtar të filmit „Vëllezërit Manaki“. A dëshironi të shikoni filma, a e ndiqni programin e tij?

Jam adhurues i madh i filmave dhe deri para ca vitesh ndiqja gjithçka që ndodhte në industrinë e filmit, shihja shumë filma të rinj dhe interesant. Kohës së fundit shpesh di të “ngatërrohem” në ndonjë serial. Kuptohet, për shkak të profesionit të bashkëshortit thuajse çdo vit e vizitojmë festivalin „Vëllezërit Manaki“ dhe ndjekim një pjesë të madhe të programit.

  • Teatri i Manastirit është një nga më të mirët në vendin tonë. A shkoni në shfaqe teatrale?

Mendoj se teatri i Manastirit është më i miri në vendin tonë. Gëzohem për çdo produksion të ri. Për fat të keq, në këtë kohë pandemie na është ndaluar kënaqësia e shikimit të teatrit dhe mezi pres përsëri të kënaqemi me magjinë e teatrit.

  • Motra juaj është këngëtarja e njohur Karolina Goçeva. A keni edhe ju afinitete lidhur me muzikën dhe çfarë muzike dëgjoni?

Afinitetet muzikore, si angazhim profesional, asnjëherë nuk kam pasur por kuptohet se e dua muzikën. Viteve të fundit fëmijët na e diktojnë zgjedhjen muzikore. Në veturë përveç „tezes“ dëshirojnë t’i dëgjojnë edhe Flotin, si dhe momentalisht më aktualët në botë Bili Ajlish dhe Dua Lipa.

  • Si e definoni stilin e një gruaje?

Buzëqeshje, prirje për humor dhe të mund me të të bëhet muhabet i bukur.