Donka Tipovska Nastova (34 vjeçare) vjen nga Tetova. Ajo është njëra nga fitueset e një e kontrolli falas për korrigjimin e dioptrisë me laser. Për shkak të dioptrisë shumë të lartë që nuk mund të korrigjohet me korrigjim laserik, Donkës iu rekomandua që të implantojë thjerrëza fakike. Dhe kështu më 29 qershor, siç thotë ajo, e zgjoi tjetrën në të 🙂

“Historia ime rreth mbajtjes së syzeve filloi 20 vjet më parë, gjatë fazës së pubertetit kur isha vetëm 14 vjeç. Edhe pse për shumë shokë të mi të klasës, miq, të afërm, mbajtja e syzeve ishte një pengesë, për mua nuk ishte ashtu. I kam mbajtur me kënaqësi, madje edhe në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës si matura, diplomimi dhe dasma ime 🙂 Tani, kur erdhi koha e trashëgimisë, atëherë lindi problemi. Pas dy shtatzënive, dioptria ime u rrit shumë. Nga -1 dhe -1.5 u rrit për disa herë, dhe unë tashmë isha nënë e dy fëmijëve që kanë nevojë për vëmendje të përditshme: për t’ju lexuar, për ti kërkuar lodrat e humbura nëpër banesë, për ti shëtitur nëpër park etj. Dhe kështu, çdo ditë duke ndjekur faqen e “Sistina Oftalmologjisë” dhe duke parë reklamat e tyre në TV, më lindi dëshira ti vizitoja, por edhe këtë e zvarritja. Deri në momentin kur ata publikuan një postim në faqen e tyre në Facebook në të cilin ndanin kontrolle falas për korrigjim të dioptrisë me laser. Sidoqoftë, në mosbesim u inkuadrova në promovimin duke komentuar sipas udhëzimeve në postim dhe brenda disa ditësh mora një mesazh se unë jam një nga pesë fituesit e kontrollit falas. Ky moment ishte kthesë në jetën time. Shkova dhe e bëra kontrollinn te tani më doktoresha “ime” Dr. Franka Gilevska. Konstatuam se dioptria është e lartë dhe se një mundësi e përshtatshme për mua është korrigjimi i dioptrisë me implantimin e thjerrëzave fakike. Mua më takonte të vendosja nëse do ta vazhdoj jetën me syze dhe dhimbje koke apo ta zgjidh problemin një herë e përgjithmonë. Dhe kështu ndodhi. Më 29 qershor të këtij viti, ne bëmë ndërhyrjen dhe u zgjua tjetra tek unë. Pikërisht, për vetëm 10 minuta mund të shihja gjithçka rreth meje pa ndihmën e syzeve. Ishte thjeshtë e pabesueshme, por e vërtetë.

Kjo është arsyeja pse unë jam thellësisht mirënjohëse për të gjithë ekipin e Sistina Oftalmologjisë dhe për Dr.Fani, e cila më përkrahu pa masë dhe ishte në dispozicion për mua në çdo kohë. Këshilla ime për të gjithë pacientët tuaj dhe kandidatët e ardhshëm për korrigjim të dioptrisë me laser ose ndonjë metodë tjetër të korrigjimit të dioptrisë: të vendosni, të mposhtni frikën, ta bëni atë hap sepse besoni, vetëm pas disa minutash bota shihet me sy të ndryshëm.”