Specialist oftalmolog

Fusha e interesit të veçantë:

  • dijagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të retinës;
  • trajtimi me terapi me laser;
  • trajtimi dhe kirurgjia e glaukomës
  • diagnostikimi pediatrik

Nga afër me dr. Mirjana Sazdovskën

“Me pacientët jemi ekip i cili çdoherë fiton”

  • Me bashkëshortin punoni në profesioni e njëjtë, të dy jeni mjekë. Bile edhe djali juaj është mjek. A është kjo përparësi?

Në esencë po. Të dy kemi mirëkuptim për atë që shpesh jemi jashtë shtëpisë për shkak të obligimeve të punës. Pa marrë parasysh se nuk kemi specializim të njëjtë, shpesh këmbejmë mendime në lidhje me disa sëmundje të caktuara.

  • Punoni në diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të retinës. Përveç me operacion, si mund të trajtohen këto sëmundje?

Përveç metodës operative, bëhet edhe shërim me medikamente të sëmundjeve retinale, më shumë me zbatimin e anti VEGF trajtimit. Kjo nënkupton injektim të disa ilaçeve të caktuara në brendësinë e syrit. Në spitalin tonë më shpesh aplikohen ilaçet Eylea dhe Avastin. Aplikimi i këtyre injeksioneve bëhet në kushte sterile dhe është procedurë njëditore. Bëhet me anestezion lokal me pika dhe është intervenim tërësisht pa dhimbje. Bëhet një herë në muaj, më shpesh tre muaj në vazhdimësi. Pastaj bëhet pauzë. Vlerësimi vallë do të vazhdohet me aplikacionin e anti VEGF terapisë varet nga rezultati i tomografisë koherente optike. Ajo është procedurë me të cilën përcillet, përveç tjerash, gjendja e pjesës qendrore të retinës–makulës, më saktë ndiqet ekzistimi i ënjtjes në atë pjesë të syrit. Shpeshherë aplikimi i këtyre injeksioneve mund të zgjasë edhe disa vite. Me ndihmën e terapisë së këtillë vjen deri te stabilizimi i gjendjes së retinës, ndonjëherë edhe deri te regresioni i ndryshimeve, tërheqja e ënjtjes, zvogëlimi i enëve patologjike të gjakut. Kjo rezulton me përmirësimin e funksionit pamor.

  • Punoni me pacientë te të cilët shërimi zgjat më gjatë dhe rezultatet nuk janë çdoherë ashtu sikurse ju dhe pacientët më shumë preferoni. a keni për shkak të kësaj qasje të veçantë ndaj tyre?

Çfarëdo që të jetë problemi me shikimin, ai për pacientin është mjaft i madh dhe i vlefshëm për kujdes të plotë. Shumë shpesh kam pacientë që kanë edhe sëmundje tjera sistemore, të cilat në masë të madhe e vështirësojnë mjekimin e problemeve me shikimin, prandaj ata janë më të ndjeshëm dhe më vulnerabil. Atëherë shumë kujdesem për mënyrën sesi ua tregoj mundësitë për shërim dhe pritjet maksimale në lidhje me përmirësimin e shikimit.

  • Si është stili i jetës suaj?

Vlerësoj se stilin e jetës e dikton profesioni. Si më e re çdo moment të lirë e shfrytëzoja për të bërë sport. Viteve të fundit mundohem t’i shfrytëzoj fundjavat dhe çdoherë kur mundem të udhëtoj jashtë Shkupit. Tani, kohën e kaloj në natyrë, më shpesh me familjen dhe miqtë. Kjo më jep energji plotësuese për punë, më disponon.

  • Çka dëshironi të bëni më shumë gjatë kohës së lirë?

Kohë të lirë, për dallim nga më parë, viteve të fundit kam më tepër. Kjo është sepse djemtë e mi tani janë të rritur, prandaj nuk kam obligime shtëpiake. Ende nuk jam e angazhuar të ruaj nipër edhe pse do të doja. Tani për tani kam vetëm një mbesë, e cila jeton në Gjermani me prindërit e saj, të cilët atje jetojnë si mjekë specialistë. Shihemi dhe dëgjohemi çdo dite, dy herë në vit shkojmë me bashkëshortin te ata, por këtë vit, pandemia na i prishi planet. Mbesa, na mungon shumë. Të shpresojmë se do të kalojë kjo periudhë e rëndë për të gjithë dhe jeta do të na kthehet në normalitet.

  • A dëshironi të lexoni. Çfarë literature ju pëlqen më shumë?

Kuptohet, po. Doemos të pranoj edhe pse kohë pas kohe lexoj literaturë bashkëkohore, më shumë e pëlqej klasiken.

  • A ndikon qasja e mjekut ndaj pacientit në rezultatin përfundimtar të shërimit?

Po, ndikon edhe atë shumë. Kur do të kuptojnë dhe ndjehen të sigurt nga ajo ua thoni, pacientët janë të gatshëm t’ju ndjekin, të jenë të disiplinuar me terapinë që ua jepni, të vijnë në kontrolle të rregullta dhe të jenë më guximtarë në lidhje me vendimin për intervenim kirurgjik, nëse tregohet si i domosdoshëm. Atëherë, unë dhe pacienti, bëhemi ekip.