
Bebëzat në errësirë janë më të gjerë se gjatë ditës. Gjithashtu, kur kryhet ekzaminim subspecialist i syrit, bebëzat zgjerohen për të kontrolluar syrin në detaje. Pas ekzaminimit, shikimi juaj do të jetë i turbullt dhe më e ndjeshme në dritë, kështu që puna dhe ngasja e makinës janë disa nga gjërat që duhet të shmangni. Përveç ngasjes së makinës dhe punës, ka disa gjëra të tjera që nuk janë të rekomanduara për t’u bërë përderisa bebëzat janë të gjëra.
- Mos rini në diell, por nëse të duhet të ulesh patjetër me syze dielli. Zakonisht kur shikojmë dritën ose diellin, bebëzat mbrojnë syrin dhe shtrëngohen (tkurren) automatikisht, por kur janë të zgjeruara me ndihmën e pikave, bebëzat nuk mund të mbrojnë syrin dhe qëndrojnë të gjera, kështu që ka një shans që sytë të dëmtohen nga UV rrezatimi.
- Mos përdorni ekrane digjitale. Drita blu e emetuar nga ekranet digjitale mund të kontribuojë në streset e syve. Derisa bebëzat tuaja të kthehen në normalitet pas zgjerimit, kufizoni kohën e kaluar në ekran dhe ekspozimin ndaj dritës blu.
- Mos u përpiqni të lexoni shkronja të vogla. Pas zgjerimit të bebëzave, shikimi juaj do të jetë i turbullt. Ndonëse është e mundur të lexohet një tekst i vogël në libër ose në telefon, mund të shkaktojë lodhje të syve dhe dhembje koke.Ndonjëherë tek disa pacientë, bebëza mund të jetë e zgjeruar ditën tjetër të ekzaminimit. Ky nuk është një faktor shqetësues, por nëse nuk jeni të rehatshëm, lirshëm kontaktoni oftalmologun tuaj, i cili me pika speciale do ta bëjë që bebëza juaj të kthehet në normalitet.