
Anisocoria do të thotë se pacienti ka madhësi jo të njëjtë të bebëzave. Njëra bebëz mund të jetë më e madhe se ajo normale, gjegjësisht e zgjeruar, ose njëra bebëz mund të jetë më e vogël nga normalja, gjegjësisht e ngushtë, që sjell deri të pamja e tyre jo e njëjtë.
Shkaqet
Shumë raste të të ashtuquajturës anisocori e lehtë janë normale dhe nuk kanë ndonjë patologji ose histori të traumave. Kryesisht, këto raste kur njëra bebëz është më e madhe se tjetra për 1.0 mm pa ndonjë shkak, emërtohen anisocori e rëndomtë, beninje ose anisocori fiziologjike.
Hulumtimet thonë se gati 20% e popullatës së përgjithshme kanë anisocori të lehtë beninje.
Prapëseprapë, për anisocori të llojit më serioz mund të ketë numër të madh shkaqesh, e disa mund të jenë edhe probleme mjekësore.
Shkaqet për anisocori të theksuar ose të llojit më serioz (një bebëz të jetë më e madhe se tjetra, për më shumë se 1,0 mm) janë si vijon:
- Trauma e syrit: sh. David Bowie (më poshtë)
- Ilaçet e caktuara për sytë. Për shembull, pilokarpin – pikat për sy të cilat përdoren për trajtim të glaukomës mund të shkaktojnë bebëza e syrit të trajtuar të jetë më e vogël se tjetra
- Ndezja e irisit. Iritis (uveitis i parmë) mund të shkaktojë anisocori e cila përcillet me dhimbje në sy
- Adie’s tonic bebëza. Kjo anisocori beninje (po ashtu e quajtur Adie’s pupil, tonic pupil, or Adie’s syndrome) në mënyrë tipike shkakton një bebëz të jetë në mënyrë drastike më e madhe se tjetra. Bebëza më e madhe po ashtu nuk reagon ndaj dritës. Në të shumtën e rasteve, shkaqet për këtë gjendje nuk janë të njohura, por mund të jetë shkaktuar nga trauma e syrit (p.sh trauma e shkaktuar nga operimi i komplikuar i kataraktit), mungesën e qarkullimit të gjakut (ishemia) ose infeksionin.
- Çrregullimet neurologjike. Një numër i madh i gjendjeve që i dëmtojnë nervat e trurit ose palcën kurrizore, mund të shkaktojnë anisocori. Një nga më të rëndësishmet është sindroma Horner [më poshtë]. Njerëzit me çrregullime të sistemit nervor që shkaktojnë anisocori, shpesh kanë edhe kapak të rënë të syrit, fotografi të dyfishta dhe/ose strabizëm. Çrregullimet e trurit lidhur me anisocorinë shkaktohen nga goditjet në tru, hemorragji/gjakderdhje në sy (spontane ose për shkak të lëndimit të kokës ) dhe, më rrallë, tumore të caktuara ose infeksione.

Hoerner sindroma (ose sindroma Horner)
Tri simptomat klasike janë:
- Ptoza (rënia e kapakut të syrit)
- Mioza (ngushtimi i njërës bebëz, shkaktimi i anisocoria)
- Anhidroza e fytyrës (më pak djersitje rreth syve).
Horner sindroma dallohet nga anisocoria e rëndomtë (beninje) nga ajo se sa shpejtë bebëza zgjerohen në dritë të dobët ose në hapësirë të errët. Bebëzat normale zgjerohen për 5 sekonda. Ndërsa, te rasti i sindromës Horner bebëzës i duhet 10 deri 20 sekonda.
Horner sindroma më shpesh shkaktohet nga një problem shëndetësor, si goditja në tru, tumori ose lëndimi i palcës kurrizore. Në disa raste nuk mund të gjendet shkaku i vërtetë.
Nuk ka trajtim specifik për këtë sindromër, por nëse është i lidhur me problem mjekësor të identifikuar, trajtimi i asaj gjendje mund t’i zgjidhë simptomat e Hornerit, përfshirë edhe anisocorinë.
Sytë e David Bowie
Një nga karakteristikat më të theksuara fizike të këngëtarit, tekst-shkruesit dhe producentit të ndjerë David Bowie ishin sytë e tij. Shumë njerëz besojnë se ai ka pasur sy me ngjyrë të ndryshme – gjendje e quajtur heterotomia. Sidoqoftë, shkaku i vërtetë që sytë e Daviv Bowie të jenë aq mbresëlënës është anisocoria. Bowie është lindur me sy të kaltër, por, rrahja me një shok kur kanë qenë adoleshentë, ka bërë që njëri nga sytë e tij përgjithmonë të zgjerohet, duke i dhënë pamje shumë më të errët.

Çfarë duhet të bëjë pacienti kur ka anisocori?
Kur ndonjë pacient mund të ketë një bebëz më të madhe se tjetra, doemos duhet ta vizitojë mjekun, posaçërisht nëse ka simptomat vijuese:
- Ptozë (rënie e kapakut të syrit)
- Fotografi të dyfishta
- Humbje e shikimit
- Kokëdhimbje ose dhimbje e qafës
- Dhimbje në sy
- Lëndim aktual të kokës ose syrit
Parimisht nuk shërohet. Nëse është si pasojë e një sëmundje tjetër, shërohet vetë sëmundja që e ka shkaktuar.
Nëse pacienti ka anisocori beninje, mjeku mund t’i përshkruajë qelqe fotokrome për syze. Këto qelqe errësohen automatikisht në dritën e ditës që të zvogëlohet ndjeshmëria ndaj dritës (fotofobia).Qelqet fotokronike, po ashtu, do t’i mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme UV dhe nga drita e kaltër – posaçërisht atë sy me bebëz më të madhe e cila nuk reagon normalisht ndaj dritës.