природен лек за катаракта

Çka është katarakti?

Katarakti ose perdja janë dukuria më e shpeshtë në oftalmologji. Bëhet fjalë për  turbullim i thjerrëzës natyrale të syrit, e cila duhet hequr që të mos çojë në humbjen e mundshme të shikimit.

Pse shfaqet katarakti?

Siç e dimë, katarakti paraqitet më shpesh në vitet e mëvonshme. Ashtu siç trupi plaket, po ashtu plaket edhe syri dhe krijohet një shtresë proteinike e thjerrëzës, e cila turbullon shikimin. Katarakti mund të paraqitet edhe për shkak të disa sëmundjeve që shfaqen gjatë jetës, të tilla si diabeti, hipertensioni, pirja e cigareve, kirurgjia e mëparshme e syve, terapia hormonale dhe miopia e lartë (shkurt-pamës). Prandaj këshillohet të bëhen ekzaminime të syve çdo vit, veçanërisht nëse keni këto sëmundje ose jeni në vitet e mëvonshme.

Cilat janë simptomat e kataraktit?

Simptomat e kataraktit janë:

  • turbullim i shikimit,
  • humbje kontrasti,
  • shkëlqim gjatë dritës fortë,
  • fotografi e dyfishtë,
  • probleme gjatë leximit, gjatë shikimit TV dhe gjatë vozitjes.

A mund të parandalohet paraqitja e  kataraktit?

Një pyetje shumë e zakonshme është nëse katarakti mund të parandalohen para se të shfaqet. Nuk ka ende prova shkencore se katarakti mund të parandalohen para se të shfaqet ose të zhvillohet. Sipas disa studimeve, futja e vitaminës E dhe C mund të ketë një efekt pozitiv në sy, pa dallim se a do të ndihmojë në paraqitjen e kataraktit, por ende nuk është vërtetuar shkencërisht.

A ekziston kurë natyrale për Kataraktin?

Katarakti është  turbullim i thjerrëzës natyrale dhe mund të hiqen vetëm me ndërhyrje kirurgjikale. Hulumtimet dhe provat tregojnë se ende nuk ka një kurë natyrale për kataraktin dhe të gjitha ilaçet që janë në revista, gazetat me receta për trajtimin e kataraktit në mënyrë natyrore vetëm mund të dëmtojnë shikimin, pasi që lënia e një periudhe të gjatë të kataraktit të zhvilluar dhe shërimi pas-operativ do të jetë pak më i vështirë sesa heqja e kataraktit të sapo zhvilluar.

Hulumtimet që janë në vijim të cilët indikojnë se katarakti mund të kurohen me pika në të ardhmen. Pikat do të ishin një zëvendësim i mundshëm për kirurgjinë, por rreziku i paraqitjes së gjendjeve të tjera të syrit si rezultat i pikave është ende duke u hetuar. Megjithatë, është i domosdoshëm një ekzaminim nga oftalmologu, i cili, sipas diagnozës suaj, do të propozojë një zgjidhje konkrete për problemin tuaj të syrit.

Këshillë për kontrollin e parë dhe/ose diagnostikim

në rast se keni gjendje të njëjtë ose të ngjashme:

Kontrolli para operacionit të kataraktit

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit, eko/biometria, IOL master.

3.000,00

Ekografia/biometria

1.200,00

OCT

Topografia optike koherente e segmentit të parmë ose segmentit të pasmë.

1.900,00

Yag laser kapsulotomia

Trajtimi i kataraktit sekondar. Çmimi është vetëm për njërin sy.

5.000,00

Implantimi i thjerëzës monofokle (MA)

Thjerrëza monofokale trepjesëshe akrile intraokule. Çmimi është vetëm për njërin sy.

48.500,00

Implantimi i thjerrëzës monofokale (SA)

Thjerrëza monofokale njëpjesëshe akrile intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.

55.900,00

Implantimi i thjerrëzës monofokale (SN)

Thjerrëza monofokale sferike e verdhë intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.

67.500,00

Implantimi i tjerrëzës monofokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjimin e dioptrisë dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.

92.500,00

Implantimi i thjerrëzës multifokale

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat. Çmimi është vetëm për njërin sy.

123.000,00

Implantimi i thjerrëzës multifokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.

123.000,00

Oftalmologu ruan të drejtën të propozojë lloj tjetër të kontrollit dhe/ose diagnostikim varësisht nga gjendja e përcaktuar gjatë kontrollit.