Korrigjimi i dioptrisë me laser
Metoda më e njohur e korrigjimit të dioptrisë për njerëzit e moshës 18 deri në 40 vjeç që nuk duan të mbajnë syze dhe thjerrëza kontakti për të parë qartë. Metodë pa dhimbje dhe e sigurt që zgjat maksimumi 10 minuta. Pas ndërhyrjes, pacienti shkon në shtëpi vetëm me syze dielli.
Thjerrëzat multifokale
Thjerrëzat multifokale janë shpikja e fundit në oftalmologji që i mundëson pacientit të shohë qartë në të gjitha distancat (nga afër, nga mesi ose larg). Këto thjerrëza përdoren gjithashtu për korrigjimin e njëkohshëm të dioptrisë dhe heqjen e kataraktit (perdes). Ato gjithashtu mund të implantohen tek persona të rinj dhe të rritur.
Operacion i kataraktës
Operacioni i kataraktit është një operacion i shkurtër dhe pa dhimbje që heq mjegullimin e thjerrëzave natyrore (e njohur si katarakt ose perde). Gjatë operacionit, implantohet thjerrëz intraokulare e cila i mundëson pacientit shikim të qartë. Pacienti shkon në shtëpi pa fashë pas operacionit. Ky operacion kryhet tek pacientët e diagnostikuar me katarakt pavarësisht nga mosha e tyre, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Trajtimi Anti-Vegf (injeksione në sy)
Trajtimi Anti-Vegf (injeksione në sy) aplikohet tek pacientët me diagnoza: retionopati diabetike, degjenerim makular, edemë makulare, etj. Këto injeksione sigurojnë shërimin e syrit si dhe ruajtjen e shikimit të pacientit.
Vitrektomia
Vitrektomia është një operacion i cili duhet të kryhet nga një kirurg me përvojë me pajisjet e duhura. Ky operacion është i ndërlikuar dhe zbatohet tek diagnozat ku trajtimi nuk është më i mundur.
Trajtimi i strabizmit
Operacioni i strabizmit është një procedurë kirurgjikale që zgjidh diagnozën e strabizmit, pra pozicionin e syve të njohur si sy të lakuar. Ky operacion kryhet tek fëmijët dhe të rriturit, në rast se metodat më konservatore si syzet, ngjitëset, thjerrëzat prizmike dhe ushtrimet nuk përmirësojnë pozicionin e syve të pacientit.