Операција на катаракта

Katarakti është një nga sëmundjet më të shpeshta dhe mund të bëhet „armiku“ më i madh i syve tuaj.Sëmundja mund seriozisht ta prishë komforin e jetës suaj, duke filluar t’ju pengojë në kryerjen e aktiviteteve të përditshme: vozitjen e automobilit, lexim, shikimin e televizorit, punën në kompjuter dhe shumë aktivitete tjera.

Më herët pacienti me katarakt ka kaluar në procesin e mundimshëm të zhvillimit të tij dhe dobësimit të vazhdueshëm të shikimit, e me këtë edhe të cilësisë së jetës së pacientit. Por, nuk ka nevojë të jetojmë në të kaluarën. E tashmja është teknologjia bashkëkohore, mjekësia e avancuar dhe ekipi me përvojë i Sistina Oftalmologjisë, parametra që mundësojnë heqjen e kataraktit para se të bëhet „armiku“ më i madh i syve tuaj.

Sa më shumë e prolongoni heqjen e tij, aq më shumë vështirësohet (sikur edhe zgjedhja e secilit problem!). Thjesht, që të jetoni ashtu si dëshironi, duhet ta hiqni kataraktin menjëherë pasi të fillojë t’ju pengojë në jetën normale, gjegjësisht kur të diagnostikohet.

Në këtë tekst vazhdojmë nëpërmjet përgjigjeve  të 5 W për intervenimet të cilat mund t’i bëni në Sistina Oftalmologjia.Këtë herë për operacionin më shpesh të kryer në trupin e njeriut (jo vetëm në sy!) – kataraktin.

CILI është pacient potencial për intervenim me të cilin hiqet katarakti?

Të gjithë, pa marrë parasysh moshën, të cilëve do t’u diagnostikohet katarakti janë  pacientë potencialë për intervenimin, me të cilin hiqet. Katarakti paraqitet tek rreth 70% e personave më të moshuar se 75 vjet dhe është i njohur si „verbërim i plakjes“. Por, ai shpesh diagnostikohet edhe te pacientët më të rinj dhe të fëmijët, te të cilët mund të jetë i lindur.

ÇKA duhet të dini për kataraktin dhe për intervenimin me të cilin hiqet?

Katarakti është pasojë e procesit natyror të plakjes i cili sjell deri te turbullimi i thjerrëzës natyrore në sy. Në disa raste, te katarakti fillestar, shikimi mund të përmirësohet edhe me syze sepse gungëzimi i thjerrëzës shkakton miopizim (dioptri minus), por me kalimin e kohës dhe me avancimin e turbullimit të thjerrëzës, syzet tanimë nuk janë të dobishme dhe zgjidhja e vetme është operimi i kataraktit (perdes). Katarakti mund të jetë edhe si pasojë e traumës, sëmundjeve metabolike (diabetit, galaktozemisë), ilaçeve (kortikosteroideve), e mund të ndodhë edhe si komplikim i sëmundjeve të tjera të syve (uveitisi, glaukoma) dhe të paraqitet bashkë me sindroma tjerë (p.sh. Sindroma Down).

Intervenimi me të cilin hiqet katarakti është i shpejtë, i sigurt dhe pa dhimbje, operacion me ultrazë i njohur si fakoemulsifikim. Kryhet me një prerje të vogël kirurgjike prej 2,2 mm gjatë së cilës vendoset thjerrëz e butë  intraokulare. Vetë operacioni zgjat më shumë deri në dhjetëra minuta në njërin sy. Menjëherë pas operacionit kthehet shikimi normal, por edhe periudha pas operacionit është e shkurtë dhe e shpejt.

Pas heqjes së kataraktit një nga zgjidhjet ideale për ata me më shumë dioptri është implantimi i thjerrëzave multifokale intraokulare. Ato kanë një, dy ose tre fokuse, dhe i mundësojnë pacientit shikim të mirë në distanca të ndryshme pa syze. Gjenerata më e re e thjerrëzave multifokale janë thjerrëzat trifokale, me të cilat përveç se fitoni shikim të mirë afër dhe larg, ju mundësojnë edhe shikim të mirë edhe në distancë mesatare, që është shumë e rëndësishme për pacientët që shumë kohë punojnë në kompjuter.

KUR duhet të bëhet intervenimi për heqjen e kataraktit?

Intervenimi më mirë është të bëhet kur pacienti do të fillojë të ketë probleme në funksionimin e përditshëm. Ato paraqiten si rezultat i turbullimit të shikimit dhe humbjes së kontrastit, sikurse kur shikoni nëpërmjet qelqit të pa pastruar. Mund të paraqitet edhe fotografi e dyfishtë, të shpeshta janë problemet gjatë leximit, shikimit të TV dhe vozitjes.Me metodat e reja dhe falë përvojës që e ka ekipi i Sistina Oftalmologjisë nuk ka nevojë të pritet që katarakti të zhvillohet deri në shkallë sa të ndikojë në aktivitet e përditshme dhe jetën normale të pacientit.

Kjo do të thotë se pacientët në moshën më të shtyrë nuk duhet të presin gjatë me shikim të dobësuar. Pasi është diagnostikuar, nëse nuk hiqet menjëherë, thjerrëza natyrore sa e më tepër turbullohet dhe forcohet dhe operacioni bëhet sa e më i vështirë, gjegjësisht ka mundësi më të madhe për traumë në sy. Pas intervenimit, mund pa problem të vozisni, lexoni, shikoni televizor, punoni në kompjuter.

KU është më mirë ta bëni intervenimin me të cilin do ta hiqni kataraktin?

Te Sistina Oftalmologjia, sepse aty kanë më shumë përvojë, ekip profesional dhe me përvojë, përdorin thjerrëza Premium evropiane dhe amerikane, si dhe aparaturë dhe teknologji më moderne në botën e oftalmologjisë.

Në Sistina Oftalmologjia, përskaj intervenimit të kryer mirë, do të fitoni edhe mbështetje të pakushtëzuar dhe njerëzi në qasje ndaj jush. Ekipi i spitalit do t’ju përkushtohet tërësisht dhe do t’ju propozojë trajtim që më së shumti përshtatet me nevojat tuaja jetësore, në mënyrë të kuptueshme për ju. Me shumë energji pozitive, gjatë komunikimit, hamendjet dhe frikët e pacientëve, para dhe pas operacionit, në Sitina Oftalmologjia, gjithmonë tejkalohen.

Pas bisedave të gjata, vijojnë matjet precize: kontrolli i pjesës së fundme të syrit, kalkulimi i saktë i dioptrisë për shkak të përcaktimit të mirë dhe preciz të thjerrëzës. Ndonjëherë kjo mund të thotë edhe disa kontrolle dhe matje. Kalkulimi i saktë i dioptrisë së thjerrëzës intraokulare është shumë i rëndësishëm për shikim të mprehtë pas operacionit, prandaj në Sitina Oftalmologjia e shfrytëzojnë aparatin më modern kompjuterik „IOL Master“ për kalkulim e fuqisë së thjerrëzës. Aparatet moderne në Sistina Oftalmologjia, mjekëve u mundësojnë kontroll të tërësishëm të rrjedhës së operacionit, ndërsa syri pëson traumë minimale.

PSE duhet ta bëni intervenimin për heqjen e kataraktit?

Për shkak të gjithë asaj që e thamë më lartë. Hiqeni menjëherë pasi të konstatoni se e keni. Në Sistina Oftalmologjia është zgjidhja juaj, sepse atje, në fokus jeni ju dhe nevojat tuaja!