Sistina Oftalmologji, si spital lider për kujdesin e syve, bazuar në mënyrën e jashtëzakonshme të punës sipas standardeve më të larta të punës dhe kujdesit ndaj pacientëve tanë në 13 vitet e fundit, u bë spitali i parë i akredituar i syve në Maqedoni.

Akreditimi është kryer dhe dhënë nga Agjensioni i Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore dhe shërben si njohje dhe dëshmi e përkushtimit të patëmetë të spitalit tonë ndaj pacientëve të tij dhe ndjekjes së përditshme të përsosmërisë në oftalmologji. Sistina Oftalmologji mori notën më të lartë dhe periudhën maksimale të akreditimit prej 5 vitesh.

“Jemi krenar me këtë sukses, i cili nga njëra anë është një konfirmim i punës së deritanishme të bazuar në punë sipas procedurave dhe protokolleve të përcaktuara, si dhe është një nxitje për promovim në të ardhmen.

Agjencia e Cilësisë dhe Akreditimit ishte një mbështetje e madhe në këtë proces të përbashkët, i cili padyshim se do të përfundonte me sukses. Puna e përgjithshme e Sistina Oftalmologjisë është sipas standardeve më të larta, duke pasur pacientin në fokus të gjithçkaje që bëjmë. Ky sukses është edhe rezultat i punës ekipore të punonjësve të spitalit dhe angazhimit të përbashkët”- tha drejtori mjekësor dr.Zlatko Arnaudovski.

Ky Akreditim është konfirmim i pozitës së Sistina Oftalmologji si lider në shërbimet oftalmologjike në rajon, e cila operon sipas trajtimeve më moderne, e mbështetur nga një ekip oftalmologësh, kirurgësh, infermierësh dhe anesteziologësh të kualifikuar mjekësorë.