Девојка со трудничко стомаче кое го држи со раце. Бременост.

Ndryshimet e syve dhe funksioni vizual paraqitet tek 15% e të gjitha grave shtatzëna. Gjatë shtatzënisë, ndryshimet hormonale, ndryshimet në metabolizëm, mbajtja e lëngjeve dhe ndryshimet në qarkullimin e gjakut mund të ndikojnë në sytë dhe funksionin vizual.

Shfaqjet okulare të shtatzënisë mund të grupohen në 3 kategori:

Ndryshime fiziologjike gjatë shtatzënisë

Ndryshimet korneale: Ndryshimet fiziologjike në korne (lat.cornea) zakonisht paraqiten për shkak të ruajtjes së lëngjeve dhe përfshijnë ndjeshmërinë e kornesë, zmadhimin e trashësisë së kornesë dhe shtrembërimin e kornesë. Ndryshime të tilla ndodhin zakonisht në trimestrin e tretë dhe shkaktojnë një ndryshim të përkohshëm në dioptri.

Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse korrigjimi me laser i dioptrisë nuk bëhet tek gratë shtatzëna, syzet nuk ndërohen dhe thjerrëzat e reja të kontaktit nuk bëhen. Ndryshimet janë të përkohshme dhe zhduken në muajt e parë pas lindjes së fëmijës.

Thatësi dhe irritim: Sytë tuaj mund të jenë më të thatë dhe të irrituar gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies  dhe mund t’ju shkaktojnë parehati nëse jeni bartës i thjerrëzave të kontaktit.

Variacionet e IOP: Veçanërisht në gjysmën e dytë të shtatzënisë IOP (tensioni i syve) mund të zvogëlohet tek sytë e shëndosh. Te pacientët me glaukomë dhe hipertension okular, zvogëlimi mund të jetë më i  madh.

Sëmundjet specifike të syrit gjatë shtatzënisë

Preeklampsia dhe eklampsia: Simptomat e dukshme ndodhin në 25-50% të pacientëve me preeklampsia gjatë shtatzënisë. Simptomat përfshijnë marramendje ose zvogëlim të shikimit, fotopsi, skotomi, diplopi, defekte në fushën e shikimit. Kjo ndodh për shkak të konstriksionit ose spazmave të enëve të gjakut të retinës dhe zvogëlimit të qarkullimit të gjakut nga arteriolet në vena. Nëse gjendja përkeqësohet, mund të ndodhë gjakderdhja në retinë, edema në retinë dhe e eksudateve.

Korioretinopatia qendrore serioze: Ajo mund të ndodhë tek disa gra që kanë një shtatzëni normale. Është një gjendje ku lëngu mblidhet nën retinë dhe brenda njollës së verdhë. Pastaj shtresat e retinës këputen dhe shkaktojnë një fotografi të shtrembëruar dhe pika të verbëra, respektivisht skotomi.

Kjo gjendje është e lidhur me hormonet e stresit zakonisht në fund të shtatzënisë. Të gjitha simptomat humben dhe shikimi kthehet në normal disa muaj pas lindjes së fëmijës.

Modifikim i sëmundjeve ekzistuese

Shtatzënia mund të përmirësojë ose të përkeqësoj sëmundjet para-ekzistuese të syve.

Retinopatia diabetike: Nëse keni diabet të tipit 1 ose të tipit 2, kjo gjendje për fat të keq mund të përkeqësohet gjatë shtatzënisë. Nëse keni simptoma të syrit të një pamjeje të mjegullt, zvogëlim të shikimit, shtrembërim të fotografive kontaktoni menjëherë  oftalmologun juaj. Nënat me diabet duhet të vizitojnë më shpesh një oftalmolog gjatë shtatzënisë dhe të kenë kontroll të mirë të glycaemisë në gjak.

Glaukoma: Nëse keni glaukomë, mund të përmirësohet gjatë shtatzënisë, pra për shkak të zvogëlimit të IOP, oftalmologu juaj mund të ketë nevojë për të zvogëluar dozën e terapisë suaj.

A duhet t’i them mjekut nëse kam ndryshime në shikimin tim?

PO! Sa herë që i ndieni këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj:

  • Skotomi;
  • Fotografi të dyfishta;
  • Shikim i turbullt;
  • Humbje e përkohshme e shikimit;
  • Xixa në fushën e shikimit.

Ndonjëherë, edhe ndryshimet më të vogla të syve dhe simptomat mund të jenë një shenjë e sëmundjeve kërcënuese për jetën gjatë shtatzënisë, të tilla si tensioni i lartë i gjakut, preeklampsia dhe eklampsia, dhe zbulimi i tyre në kohë është shumë i rëndësishëm.

E RËNDËSISHME: Në muajt e fundit të shtatzënisë këshillohet kontroll i detyrueshëm i syve për shkak të komplikimeve të mundshme gjatë lindjes. Pikërisht gjatë lindjes, kur bëjmë përpjekje, nëse ka ndryshime në retinën mund të çojë në ablacion të retinës, pra në shkëputjen e retinës. Një pjesë e tillë e retinës është mirë të shihet para lindjes, për të rekomanduar trajtimin e duhur dhe për të shmangur ndërlikimet.