Të pamurit, menjëherë pas lindjes së fëmijës, nuk është plotësisht i zhvilluar. Disa muaj pas lindjes, stimuluesit e të pamurit e fillojnë zhvillimin intenziv të të pamurit. Kur fëmija do të mbushë 3 vjet, prindët janë ata të cilët janë të obliguar ta dërgojnë fëmijën e tyre në kontroll parandalues, gjegjësisht të zakontë te oftalmologu, edhe pse mund të duket se gjithçka është në rregull.

Prindët shpesh dinë të thonë se fëmija i sheh edhe thërrmijat më të imëta në qilim, duke haruar faktin se fëmija sheh me të dy sytë, prandaj është shumë me rëndësi të studiohet të pamurit në secilin sy veçmas. Gjithashtu, vetëm me kontroll të mprehtësisë së shikimit nuk përcaktohen aspektet tjera të të pamurit, që janë njëlloj të rëndësishme për funksionimin normal të përditshëm të fëmijës, posaçërisht në shkollë. Këto p.sh. janë koordinim i lëvizjeve të syve, pozita e mollëzës së syrit, mundësia për akomodim gjatë shikimit afër, kontrollimi i të pamurit binokular, prania e strabizmit etj.

Simptomat dhe shenjat që duhet të zgjojnë dyshim për sëmundje të syve të fëmijës suaj:

  • Bebëz e bardhë, kur fëmija nuk fikson, gjegjësisht vëren dhe me shikim nuk ndjek gjësende dhe lojëra. Kur janë të shtrembër njëri ose të dy sytë, e mbyll njërin sy, e përkul kokën kah supet, bën lëvizje spontane, ritmike të të dy syve. Pastaj, lotimi i tepërt, skuqja e syve, fërkim i shpeshtë i syve, lodhja, kokëdhimbja (posaçërisht gjatë leximit), afrim i tepërt pranë televizorit.

Sa zgjatë kontrolli oftalmologjik dhe çfarë përfshin?

Zgjat deri 2 orë dhe përfshin:

  • Përcaktim të mprehtësisë monofokale të shikimit, për afër dhe larg
  • Testim të strabizmit dhe shikimit stereo
  • Korrigjim të gabimit refraktiv (dioptrisë)
  • Zgjerim të bebëzës dhe përcaktim të dioptrisë objektive
  • Kontroll të tërësishëm të segmentit të parmë dhe të pasmë të syrit.

Në Repartin për fëmijë dhe strabizëm në klinikën tonë, kontrolli oftalmologjik është i përshtatur për moshën e fëmijëve dhe të njëjtin e bëjmë të jetë zbavitës, interesant dhe edukativ.