Илустрирано око за пукнат капилар

Gjakderdhja subkonjunktive ose kapilarë i plasur në sy zakonisht është një situatë e parrezikshme që kalon pas disa javësh.

Njollat e kuqe në sy shfaqen kur kapilaret plasin menjëherë nën membranën mukoze të syrit, pra nën konjunktivën. Membrana mukoze nuk mund të absorbojë shpejt gjak, kështu që mbetet e “bllokuar”, ndodh një bllokim i enës së gjakut dhe një njollë e kuqe shfaqet në sy.

Plasja kapilarëve në sy është një ngjarje pa dhimbje dhe nuk mund të ndihet. Kjo është e dukshme vetëm kur të shikoheni në pasqyrë.

Shkaqet për plasjen e kapilarëve

Shkaku për plasjen e kapilarëve në sy nuk është gjithmonë e njohur, por mund të paraqitet si pasojë e:

  • ndryshimeve të papritura në tensionin e gjakut
  • teshtimës
  • kollitjes;
  • duke qarë;
  • fërkimit të syrit;
  • ushtrime fizike;
  • stresit të përjetuar;
  • infeksioneve të syrit( konjuktivitis);

Njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje kanë më shumë gjasa të kenë plasje të kapilarëve. Këto sëmundje janë:

  • diabeti
  • hipertension ose tension i lartë i gjakut
  • çrregullime që rezultojnë me trashjen e gjakut
  • përdorimi i ilaçeve për hollimin e gjakut
  • glaukomë.

Simptomat

Plasja e kapilarëve në sy zakonisht nuk ndjehen dhe ky fenomen nuk dhemb, megjithatë simptomat që paraqiten janë:

  • mavijosje e përgjakur në sy;
  • kruajtje e lehtë ose irritim i syrit

Kur duhet të telefonosh mjekun?

Komplikimet pas plasjes së kapilarit në sy janë të rralla, megjithatë ju duhet të telefononi një mjek në rastet e mëposhtme:

  • sytë të dhëmbin dhe të djegin;
  • infeksioni i zhvilluar i syrit;
  • keni dhimbje koke dhe të vjella të forta;
  • gjakderdhja paraqitet dhe në gojë, ashtu ose në formë të mavijosjeve në të gjithë trupin;
  • mavijosje në sy zgjat më shumë se një muaj;
  • shpesh ju paraqitet kjo gjendje.

Plasja e kapilarëve tek foshnjat dhe tek fëmijët

Kur foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë plasje të kapilarëve në sy, kjo mund t’i shqetësojë prindërit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, të nxirat në sy kalojnë shpejt. Tek ato , plasja e kapilarëve mund të vjen si pasojë e:

  • të qara dhe strese të zhurmshme;
  • paraqitjes së infeksionit në sy;
  • lëndimit kur luan me një objekt të veçantë;
  • kontraktime tepër të forta gjatë lindjes së nënës;
  • sforcim gjatë kapsllëkut (konstipacion) /konstipacion i parregullt;
  • dridhje të forta/ dhe lëkundje e fëmijës.

Trajtimi

Në raste normale, nuk kërkohet trajtim dhe kalon spontanisht. Gjaku do të absorbohet brenda disa javësh, në varësi të madhësisë së mavijosjes.

Megjithatë, ka disa mënyra se si mund të lehtësoni kruajtjen ose parehatinë nëse ato paraqiten, të cilat janë:

  • përdorimi i lotëve artificialë ose i pikave për sy për të zvogëluar irritimin;
  • nëse ka një infeksion, mjeku juaj do të rekomandojë pika antibiotikësh ose krem për sy.