Biljana Kostovska ka lindur në vitin 1973 në Shkup, Maqedonia Veriore, ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme, me sukses të shkëlqyeshëm.

Diplomon në Fakultetin e mjekësisë, pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 specializon oftalmologjinë dhe merr titullin – specialist oftalmolog. Asistent në Fakultetin e mjekësisë nga viti 2005 deri në vitin 2009. Nga viti 2000 deri në vitin 2010 punon në Klinikën universitare të syve në Repartin për segment të parëm.

Nga viti 2010 punon në „Sistina oftalmologjia” ka pasur interes dhe ka dhënë kontribut të veçantë në kirurgjinë refraktive.

Anëtarësi

  • Oda e Mjekëve të Maqedonisë;
  • Lidhja e Oftalmologëve të Maqedonisë;
  • Shoqata Evropiane për Katarakt dhe Kirurgji Refraktive;
  • Shoqata e Evropës Lindore për Katarakt dhe Kirurgji Refraktive dhe
  • Shoqata Evropiane e Oftalmologëve.

Edukime plotësuese

Viziton edukime të shumta si në vend dhe jashtë vendit. Disa nga ato janë:

  • Në vitin 2007 Moorfield hospital, Londër, si stipendiste e Asociacionit Evropian të Oftalmologëve, të repartit të kirurgjisë së kataraktit;
  • Në vitin 2010 Oertli course, Fakoemulsifikimi dhe kirurgjia e kataraktit, Zvicër;
  • 2010-2012 Kirurgjia e kataraktit, prof. d-r Vladimir Fajfer
  • Në vitin 2012 Alcon course, Fakoemulsifikimi dhe kirurgjia vitreoretinale, Bullgari
  • 2013-2014, Kirurgjia vitreoretinale prof. d-r Iva Petkova
  • 2014-2015 Kirurgjia vitreoretinale, prof. d-r Zoran Tomiq, Milosh Klinika, Beograd;
  • 2015-2018 Kirurgjia vitreoretinale, prof. d-r Ratko Laziq;
  • 2015-2018 LASIK, implantimi i thjerrëzave fakike, multifokale dhe torike, traumat e syve prof. d-r Nikica Gabriq, Klinika Svjetlost, Zagreb.

Publikime dhe hulumtime

Autor dhe bashkautor i mbi 130 punimeve shkencore. Pjesë e redakturës profesionale të librave:

  • „Bazat e oftalmologjisë“ nga d-r Sintija A. Bredford dhe
  • „Procedurat klinike gjatë kontrollit të syve“ nga Nensi B. Karlson dhe Daniel Kurt.

Pjesëmarrje në konferenca

Pjesëmarrje aktive në konferenca nacionale dhe ndërkombëtare. Disa nga ato janë:

  • Kongresi XIV i Shoqatës Evropiane të Oftalmologëve, Madrid 2003
    • Syri i thatë te pacientët me diabet;
    • Prevalenca e sindromës Sjorgen te hepatiti kronik C.
  • Kongresi XXXIV i Shoqatës Evropiane për Kirurgë Refraktivë dhe të Kataraktit, Kopenhagë viti 2016
    • Vitrektomia dhe implantimi sekondar i thjerrëzave, pas komplikimit të fakoemulsifikimit.
  • Kongresi XXXV i Shoqatës Evropiane për Operacion Refraktiv dhe të Kataraktit, Lisbonë viti 2017
    • Krahasimi i mprehtësisë së shikimit nëpërmjet dy metodave – Keratomielinizim laser dhe ICL.
  • Takimi VIII mesdhetar i retinës, Dubrovnik viti 2019
    • Prezantimi gojor i Rëndësisë së trombofilisë te pacientët e rinj me okluzion të venës retinale.