имплантација на мултифокални ле

Thjerrëzat multifokale janë zgjidhja më bashkëkohore oftalmologjike dhe me to komfori i jetës është më i mirë. Pacienti bashkëkohor çdo ditë e më tepër e vlerëson kohën e vet dhe orvatet të gjejë kënaqësi në gjithë atë që e punon.

Dita përmban shumë aktivitete sikurse, rruajtja ose makijazhi, leximi, ulja para kompjuterit, shikimi i televizorit ose telefonit, vozitje e automobilit, sporti – që duhet t’i kryejmë pa orvatje të mëdha dhe kënaqemi me to. Ato kuptohet më shumë varen nga nevojat tona dhe stili i jetës, kërkesat dhe pritjet por edhe nga funksionimi i shikimit tanë, i cili sa më i mirë është ai, aq më e bukur është jeta jonë.

Dikush nuk sheh mirë nga afër, dikush nga larg, dikush në të dyja distancat njëkohësisht. Kjo me siguri pengon në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, prandaj nuk ka nevojë të prisni dhe të hamendeni, problemin mund ta zgjidhnin menjëherë me zgjidhje të përhershme, e cila është më bashkëkohore në suaza botërore – implantim i thjerrëzave multifokale intraokulare me të cilat do të shikoni shkëlqyeshëm nga afër, larg dhe largësi mesatare, dhe nuk do t’ju duhen kurrfarë aksesorë për sy.

Në serialin tonë, në të cilin nëpërmjet përgjigjeve të 5 W – Who, What, When, Where, Why, flasim për intervenimet në Sistina Oftalmologjia, kësaj here do t’ju sqarojmë gjithçka që duhet të dinin për implantimin e thjerrëzave multifokale.

Kush mund të implantojë thjerrëza multifokale?

Të gjithë pacientët pas viteve të dyzeta, të cilëve u nevojiten tre palë syze për shikim (për afër, larg dhe distancë mesatare), janë kandidatë idealë për implementimin e thjerrëzave multifokale.

Çka paraqesin thjerrëzat multifokale?

Thjerrëzat multifokale janë zgjidhje më bashkëkohore oftalmologjike për mundësimin e shikimit të mirë në të tri distancat. Thjerrëzat multifokale intraokulare kanë dy ose tre fokuse dhe i mundësojnë pacientit shikim të mirë në distanca mesatare pa syze.

Intervenimi për implantimin e thjerrëzave multifokale është operacion kirurgjik i shkurtër dhe pa dhimbje në të cilin hiqet thjerrëza natyrore dhe zëvendësohet  dhe thjerrëz të përjetshme biokompatibile. Intervenimi është me anestezion lokal dhe zgjat dhjetëra minuta.

Pas intervenimit, të njëjtën ditë pacienti shkon në shtëpi me shikim të shkëlqyer. Përparësia e tyre në krahasim me aksesorët tjerë të syve është ajo se janë zgjidhje e përhershme dhe nuk nevojitet të mbahet higjienë dhe as të hiqen ose vendosen. Pas implantimit, nuk i ndjeni dhe nuk duhet t’i lëvizni, vetë e kryejnë funksionin dhe shikimi është më i qartë ndërsa ngjyrat më të gjalla.

Kur është më mirë të bëhet implantimi i thjerrëzave multifokale?

Pas viteve të dyzeta hyhet në periudhën e presbiopisë ose dioptrisë së plakjes. Atëherë paraqitet problem gjatë leximit ose punës nga afër, nevojitet më shumë dritë dhe ndjehet lodhje ose kokëdhimbje.

Thjerrëza natyrore e syrit e humb elasticitetin e saj dhe më vështirë i fokuson objektet që janë në afërsi. Pacienti, nëse ka mbajtur syze për larg, tani fiton edhe një palë, për afër. E nëse punon në kompjuter dhe gjendet në distancë mesatare, do t’i nevojitet edhe pala e tretë e syzeve sepse syzet për afër bëhen të forta, ndërsa për larg të dobëta.

Atëherë thjerrëzat multifokale janë zgjidhje ideale, sepse mund të zëvendësojnë tri palë syze.

Pse thjerrëzat multifokale?

Dobia është e madhe, posaçërisht sa i përket cilësisë së jetës, për shkak të komforit që e ofrojnë këto thjerrëza. Kufizimet të cilat pacientët i kanë pasur më parë me aksesorët e syze tanimë nuk i kanë. Kjo u jep liri të madhe dhe vetëbesim në kryerjen e aktiviteteve të përditshme edhe kur bëhet fjalë për punë edhe për aktivitete të lira.

Gjenerata më e re e thjerrëzave multifokale janë thjerrëzat trifokale, të cilat mundësojnë shikim në të tria distancat. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për pacientët të cilët më shumë orë në ditë punojnë në kompjuter.

Ku është më mirë të kryhet intervenimi?

Pa mëdyshje, në Sistina Oftalmologjia. Ekipi me përvojë dhe profesional, i cili pasi do ta dëgjojë rrëfimin tuaj dhe gjitha dëshirat dhe pritjet, saktë do të vlerësojë çfarë ju duhet dhe do t’ju ndihmojë deri në fund t’i kuptoni dobitë nga vendimi, të cilën në fund, do ta merrni bashkërisht.

Në Sistina Oftalmologjia, në kushte të shkëlqyeshme spitalore dhe me teknologji më bashkëkohore, do t’jua kryejnë këtë intervenim kirurgjik të shpejtë dhe krejtësisht të sigurt. Prej aty do të shkoni me zgjidhje të përjetshme dhe me „sy të hapur“. Pas intervenimit i gjithë ekipi i Sistina Oftalmologjisë do të jetë me ju derisa keni nevojë.

Për në fund edhe një fakt interesant, pas të cilit sigurisht do të vendosni shikimin tuaj dhe intervenimin për implantim të thjerrëzave multifokale do t’ia besoni ekipit me përvojë dhe profesional të Sistina Oftalmologjisë, është se shumica e personaliteteve tona të njohura vendosën për këtë intervenim – Igor Xhambazovi ynë, Valentin Nikolvski, Bojan  Krizhaj dhe shumë të tjerë.

Por, përveç këtij, edhe një tjetër fakt ndoshta më i rëndësishëm:

Në Sistina Oftalmologjia të gjithë pacientët kanë trajtim të njëjtë të „personaliteteve të njohura“.

Nga të gjitha të drejtat e njeriut, më e madhja është e drejta e shikimit!