Diabeti ose sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike ku ekziston një çrregullim i metabolizmit, jo vetëm të sheqernave, por edhe të yndyrnave dhe proteinave. Është shkaku kryesor i verbërisë dhe zvogëlimit të pamjes. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë enët e mëdha, por edhe të vogla të gjakut. Për atë arsye organet më të prekura janë sytë.

Rrjedha e sëmundjes te këta pacientë varet para se gjithash nga rregullimi i mirë i sheqerit në gjak dhe kohëzgjatja e sëmundjes. Nëse mbahet një kontroll i mirë i glicemisë, ndryshimet e syve mund të shtyhen.

Pacientët me diabet shpesh ankohen për:

  • lotim të vazhdueshëm;
  • kruajtje të syve.

Tek ata shumë më shpesh vjen te turbullimi i thjerrëzës (kataraktit). Ndryshimi më i rëndësishëm dhe sigurisht më serioz i syve është e ashtuquajtura retinopatia diabetike.

Prandaj duhen bërë ekzaminime të rregullta dhe duhet vëzhguar gjendja e syve.

Kontrolli për personat me diabet përfshin:

  1. Kontroll i segmentit të përparmë, përcaktimi i dioptrisë (dioptri të re, ndryshim i dioptrisë, kontroll i dioptrisë së fshehur) dhe kontrolli i segmentit të pasmë të syrit (fundi i syrit dhe nervi i syrit).
  2. Kontroll i pjesës së pasme bëhet edhe me ekzaminimin e të ashtuquajturin OCT ose tomografi optike koherente, e cila është gjithashtu kontrolli më i rëndësishëm tek njerëzit me diabet. Me këtë ekzaminim incizohet struktura e pegut të verdhë (makula), nervi i syrit për të zbuluar nëse ka disa mangësi në atë strukturë, të cilat janë të padukshme kur shqyrtohen me llupë si dhe gjendjen e enëve të gjakut në segmentin e pasmë të syrit.

Kontroll për personat me diabet

Kontroll i hollësishëm i segmentit të përparmë dhe të pasmë të syve dhe OCT analiza

3.300,00

Офталмологот го задржува правото да предложи друг вид на преглед и/или дополнителна дијагностика во зависност од утврдената состојба на прегледот.